Lajme

Shqipëria në zi, sot i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit Nishani

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 02 June 2022

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Sipas protokollit zyrtar, prej orës 10:00 deri në ora 12:00 do të zhvillohet ceremonia e homazheve në mjediset e Presidencës.Më pas trupi i pajetë do të drejtohet drejt varrezave të Sharrës ku do të prehet ish-presidenti.

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare. Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.Nishani u nda nga jeta pesë ditë më parë në një spital në Gjermani ku ishte shtruar prej javësh.

Ai vuante nga një sëmundje autoimune e mëlçisë dhe pasojat që i la COVID-19, fatkeqësisht, e përkeqësoi gjendjen e tij.

-Advertisement-

Trupi i pajetë i ish-presidentit Nishani mbërriti në atdhe në orët e para të së mërkurës, ndërsa në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, gjatë ditës së djeshme janë mbajtur homazhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera