Nesër seanca gjyqësore për rrahjen Dardan Molliqajt e Haki Abazit në Pressing
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 31 May 2022
Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka njoftuar se nesër është caktuar seanca gjyqësore për shqyrtim në rastin e sulmit që ka ndodhur ndaj tij nga ana e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, pas debatit në emisionin Pressing.
Abazi ka publikuar në Facebook thirrjen për shqyrtim të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me rastin ku Abazi është i ftuar si i dëmtuar dhe si dëshmitar shkruan Express.
“Nesër në ora 13:15 në gjykatën themelore në Prishtinë, është caktuar seanca e hapur për shqyrtim kryesor për rastin e sulmit që është kryer në tv T7. Jam ftuar si i dëmtuar dhe si dëshmitar. Poashtu i ftuar është i akuzuari D.M për veprën penale nga neni 184 lidhur me nenin 31 të KPRK”, ka shkruar Abazi.
Një përleshje fizike që kishte ndodhur pas një debati të zhvilluar në televizionin T7, më 11 shtator 2019, në mes të kryetarit të Partisë Socialdemokrate (PSD) Dardan Molliqaj, shoqëruesit të tij Fatos Sahiti dhe ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, ka bërë që prokuroria të ngrejë një aktakuzë për këtë rast.
Debati i 11 shtatorit 2019, në mes Molliqajt dhe Abazit, ishte zhvilluar me tensione e ofendime, që kishin ndikuar që pas debatit të përfundonin me përleshje fizike.
Të tjera
-
Edhe Berat Buzhala e dërgon veturën e tij për kontrollë tregon a iu gjet GPS
Gazetari Berat Buzhala ka dërguar veturën e tij në kontrollë pasi në veturën ...
-
Shkaku i intervistës me Harris – Trump padit televizionin CBS, kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh
Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv CBS për një intervistë me Kamala Ha...
-
Musliu për rastin e Kajtazit: Autorët e kësaj vepre të rrezikshme t’i sjellim para drejtësisë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar kundër vendosjes së pajisjes s...
-
Abdixhiku: QKUK-në do ta ndërtojmë në një lokacion të ri, i vjetri do të rrënohet
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se objekt...
-
Abdixhiku: Me Vehbi Kajtazin kemi mospajtime, por sot solidarizohem me të
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se partia ...
-
Pacolli: Presidentja më kërkoi ndihmë për t’ia gjetur dy-tri vota
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa O...
-
Vehbi Kajtazi tregon se kujt dyshohet se i përket GPS-i i gjetur në veturën e tij
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar sërish GPS-in i cili është gjetur në vetu...
-
ShBA-ja qorton sërish Kosovën në OKB për “veprimet e pakoordinuara”: Punoni përmes dialogut, themeloni Asociacionin
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Wood, ka kritikuar Q...
-
DASh: Projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor mbi Kosovën, shkel detyrimet e dialogut
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se si...
-
Pasi Kajtazi zbuloi përgjuesin në veturë, Mirena publikon foto të veturës së tij: Pse po ekzaminohet pikërisht sot?
Gazetari Ilir Mirena, i cili së bashku me kolegun e tij Vehbi Kajtazi e Berat...
-
Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak momente, pa...
-
Sjelljet e shumë komentuara të banorëve të BBVK3, ja çfarë thoshte psikologia që u bëri testimin psikologjik
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu e cila u bëri testimet psikologjike banorë...