Erdogan nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Finlandës dhe Suedisë
Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 29 May 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha gazetarëve se ai ende synon që të bllokojë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë.
Erdogan tha se takimet e zhvilluara gjatë kësaj jave me delegacionet e këtyre dy shteteve nuk ishin “në nivelin e pritshëm”, duke theksuar se nuk është ndërmarrë asnjë hap për të lehtësuar shqetësimet e sigurisë që ka Turqia.
“Për aq kohë sa Tayyip Erdogan të jetë në krye të Republikës së Turqisë, ne nuk mund të themi ‘po’ për anëtarësimin në NATO të shteteve që mbështesin terrorizmin”, tha Erdogan për gazetarët të shtunën.
Turqia po kundërshton aspiratat e Suedisë dhe Finlandës për NATO duke argumentuar se këto dy shtete strehojnë persona që janë të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, që Turqia e konsideron organizatë terroriste. Por, po ashtu Ankaraja ka thënë se këto shtete më 2019 kanë ndaluar eksportet e armëve për në Turqi.
“Ata nuk janë të sinqertë. Ne nuk mund të përsërisim gabimin që kemi bërë në të kaluarën sa i përket shteteve në NATO që mbështesin terroristë të tillë, pas NATO është organizatë e sigurisë”, tha ai.
Suedia dhe Finlanda kanë thënë se e dënojnë terrorizimin dhe kanë mirëpritur mundësinë që për këtë çështje të koordinohen me Ankaranë.
Të gjitha shtetet anëtare të NATO-s duhet të votojnë për në mënyrë që këto dy shtete nordike të bëhen pjesë e aleancës. Helsinki dhe Stokholmi aplikuan për në NATO pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Turqia, që ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancë, ka thënë se nuk do të lejojë anëtarësimin e tyre në aleancë nëse nuk ndërmerren disa hapa, përfshirë edhe heqjen e kufizimeve për shitjen e armëve te Ankaraja.
Erdogan shtoi se më 30 maj do të zhvillojë një bisedë telefonike me liderët e Rusisë dhe Ukrainës.
Të tjera
-
Kapja e armëve në veri, Muhaxheri sërish me dyshime: Ose i qet ti armët vetë, ose t’i qet dikush e thotë shko se qaty ki armë
Nënkryetari i LDK’së, njëherit Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri...
-
Gjermania: Nuk ikim nga Ballkani, ruajtja e paqes, përgjegjësia jonë!
Shumica e ligjvënësve në Bundestagun gjerman shprehen në favor të vazhdimit t...
-
Nuk kalon asnjë projektligj në Komisionin për Integrime Evropiane
Nuk kalon asnjë projektligj në Komisionin për Integrime Evropiane, i cili u m...
-
Presidentja Osmani niset drejt Drenasit, e vlerëson lart këtë komunë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nisur drejt Drenasit. Në një vid...
-
Tetë raste të dhünës në familje vetëm për 24 orë, katër në rajonin e Prishtinës
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës vetëm në...
-
Sekuestrohen ar*më e fish*ekë në Zveçan
Policia e Kosovës ka sekuestruar në Zveçan disa armë bashkë me municione. ...
-
Gjermania acaron të gjithë NATO-n… për shkak të një fjale të vetme
Qeveria federale gjermane po acaron të gjithë NATO-n! Një projekt i ri mbë...
-
Shtetasi i Shqipërisë lëndohet në vendin e punës në Prizren, përfundon në QKUK
Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është lënduar në vendin e punës në Prizre...
-
LDK organizon konferencë ndërkombëtare për Rugovën në 25 vjetorin e lirisë – panelistë Rama, Hovenier, D’Alema e të tjerë
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova” do të mbanë të h...
-
Prishtinë: Shoferja dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë, aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Prishtinë në mes të dy veturave ...
-
Limaj: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin
Kreu i Nismës socialdemokrate Fatmir Limaj, ka komentuar bisedën e deputetes ...
-
Përparim Rama prezanton projektet e Arkitektit të Kryeqytetit, tregon zgjidhjen për trafikun në Prishtinë
Komuna e Prishtinës, ka mbajtur të premten konferencë për të prezantuar punën...