Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 25 May 2022
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po përpiqet të përfitojë nga rëndësia strategjike e Turqisë për Perëndimin pas pushtimit rus të Ukrainës. Ai po përpiqet të detyrojë Finlandën dhe veçanërisht Suedinë që të përmbushë kërkesat e tij, sipas BBC.
Së pari, ai dëshiron që Suedia dhe Finlanda të denoncojnë publikisht jo vetëm Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), por edhe anëtarët e saj përpara se të bashkohen me NATO-n.
PKK është cilësuar si organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe Bashkimi Europian. Megjithatë, shumica e anëtarëve të NATO-s kanë mbështetur dhe madje kanë armatosur degën e saj siriane, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, YPG, në luftën kundër Shtetit Islamik.
Qeveria turke këmbëngul se Suedia dhe Finlanda duhet gjithashtu të bëjnë më shumë për të shtypur simpatizantët e PKK-së që ajo thotë se janë aktivë në vendet e tyre.
Turqia gjithashtu dëshiron që Suedia dhe Finlanda t’i japin fund kufizimeve të eksportit të armëve që i vendosën Ankarasë, së bashku me disa anëtarë të tjerë të NATO-s, pas inkursionit të saj në Siri në vitin 2019 për të larguar YPG-në nga kufiri.
Përveç këtyre kushteve, Turqia dëshiron të përfshihet edhe në programin e avionëve të avancuar F-35, nga i cili u ndalua pasi bleu sistemet e mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.
Ajo gjithashtu ka një kërkesë për SHBA-në për të blerë avionë luftarakë F-16 dhe pajisje për përmirësimin e flotës së saj ekzistuese.
Duhet të kemi parasysh gjithashtu se zgjedhjet presidenciale dhe të përgjithshme do të mbahen në Turqi pas pak më shumë se një viti dhe Erdogan mund ta përdorë këtë krizë për të fituar votën e nacionalistëve. /abcnews.al

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































