Lufta në Ukrainë, Hungaria në alarm- shpallet gjendja e rrezikut!
Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 25 May 2022
Frika e luftës ka përfshirë dhe Hungarinë, që shpalli “gjendjen e rrezikut” për shkak të agresionit rus në Ukrainën fqinje.
Kjo lëvizje i lejon Qeverisë së krahut të djathtë që të ndërmarrë masa të posaçme pa pasur nevojë që të marrë miratimin e Parlamentit. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se lufta në Ukrainë paraqet “një kërcënim të vazhdueshëm për vendin e tij, e kjo “po vë në rrezik sigurinë tonë fizike dhe po kërcënon sigurinë energjetike dhe financiare të ekonomisë sonë dhe familjeve tona”.
Për këtë arsye, ai njoftoi se “gjendja e rrezikut të luftës” do të hyjë në fuqi duke filluar nga e mërkura, që do t’i lejojë Qeverisë “të përgjigjet menjëherë dhe të mbrojë familjet hungareze dhe Hungarinë me çdo mjet të mundshëm”.
Ky njoftim vjen pasi partia në pushtet e Orbanit të martën, miratoi një amendament kushtetues që lejon shpalljen e gjendjes së rrezikut kur në vendet fqinje ndodhin konflikte të armatosura, luftëra ose katastrofa humanitare. Ky mjet i posaçëm juridik e lejon ekzekutivin të nxjerrë ligje me dekret dhe pa mbikëqyrje parlamentare dhe lejon pezullimin e përkohshëm apo shmangien e ligjeve ekzistuese.
Qeveria e Orbanit është akuzuar për kufizim të lirive demokratike në Hungari qëkur ai mori pushtetin në vitin 2010 dhe se ka përdorur burimet shtetërore për të konsoliduar pushtetin.
Partia në pushtet, Fidesz, më 3 prill fitoi zgjedhjet, duke i dhënë Orbanit edhe një mandat katërvjeçar në krye të ekzekutivit hungarez.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...

































