Nuk u realizua në institucione, tash protestohet për tërheqjen e parave nga Trusti
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 24 May 2022
Qytetarët që po kërkojnë tërheqjen prej 30% të Trustit kanë paralajmëruar protestë për të enjten meqë kjo kërkesë nuk u realizua në institucione.
Në një grup në Facebook, “Pro tërheqjes 30% të Trustit”, i cili përbëhet nga mbi 26 mijë anëtarë, thirrja u bë që protesta të mbahet të enjten nga ora 12:00 para Kuvendit të Kosovës.
Organizatorët e protestës iu kanë bërë thirrje edhe bizneseve që të protestojnë dhe madje të lirojnë punëtorët për të dalë në rrugë dhe që atyre t’u mundësohet transporti.
“Të nderuar anëtarë, në cilësinë e organizatorëve të PROTESTËS “PRO TËRHQJES 30% TË TRUSTIT”! Sot i ftojmë të gjitha bizneset nga mbarë Kosova që ta mbështesin PROTESTËN sepse pas qytetarëve, bizneset do të jenë përfitues nga tërheqja e mjeteve nga Trusti. Ftojmë bizneset që të ju japin pushim punëtorëve për të enjten në ora 12:00 dhe të organizojnë transportin e protestuesve”, ka shkruar në këtë grup publik Adnan Jashari.
Kësaj thirrje i është bashkuar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili së fundi ishte më i zëshmi për këtë çështje.
“Të enjten protestohet për Trustin, qytetarët kërkojnë tërheqjen deri në 30%”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, duke e shpërndarë thirrjen për protestë.
Haxhiu iu ka bërë thirrje edhe kolegëve të tij deputetë që të votojnë pro tërheqjes së parave të Trustit, duke thënë se kjo është një kërkesë e qytetarëve.
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...