Gjermania “shpëton” SHBA-në: Mungesë e theksuar në tregje, dërgon ushqim për foshnjet!
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 23 May 2022
Është pritur me një ndjenjë lehtësimi avioni ushtarak amerikan që dërgoi disa tonë qumësht formulë për bebe në SHBA nga Gjermania.
Avioni u ul në një aeroport të Indianas bashkë me ndihmën e konsideruar mjaft të vyer në këto momente, kur autoritetet amerikane po përpiqen t`i japin zgjidhje një mungese kritike të qumështit të foshnjeve, që krijoi shqetësim në vend.
Mungesa e tij, pasojë e problemeve të prodhimit si edhe ngërçeve në zinxhirin e furnizimit, solli vështirësi të mëdha mijëra prindër, foshnjat e të cilëve janë alergjikë ndaj proteinave të qumështit të lopës, ndaj dhe ata mbështeten tek qumështi me formulë për ushqimin e fëmijëve të tyre.
Avioni u ngrit nga baza ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë me 32 mijë kilogramë qumësht pluhur tha Shtëpia e Bardhë. Aq i madh ishte shqetësimi për situatëne krijuar, sa edhe vetë presidenti Joe Biden bëri një postim në Twitter për të nga Japonia, një prej ndalesave te turit të tij pesë-ditor në Azi.
“Ekipi ynë ka punuar gjatë gjithë kohës për të siguruar këtë ushqim në mënyrë që ai të mbërrij tek të gjithë personat që kanë nevojë për të, tha Biden. Dërgesa fillestare do të mbulojë rreth 15 për qind të nevojave te menjehershme, pohoi për CNN këshilltari presidencial i ekonomisë Brian Deese. Ai shtoi se dergesa të tjera do të vijojnë gjatë kësaj jave si pjesë e atij që administrata amerikane e ka pagëzuar si “Operation Fly Formula”.
Të tjera
-
“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, flet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lum
Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të...
-
Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 2...
-
Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e ...
-
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shkuarja në autolarje mund të jetë mjaft e shtrenjtë. Siç tregon raporti i Fo...
-
Gjyqtari në rastin e krerëve të UÇK-së: Deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 persona, duhet gjykim i drejtë dhe i shpejtë
Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smit...
-
9-vjeçarja do varroset nga familja e të atit, asnjë gjurmë nga nëna dhe 2 fëmijët
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë...
-
IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me dekla...
-
Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët
Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërk...
-
Arrestohet burri në Mitrovicë, rrāhu gruan dhe dy fëmijët
Një burrë është arrestuar në veri të Mitrovicës pasi që pas një mosmarrëveshj...
-
Fushë Kosovë: Burri gődet burrin me thïkë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie
Një rast në Fushë Kosovë është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga...
-
Tmerri në aeroplanin për Frankfurt, 70 pasagjerë filluan të villnin
Fluturimi nga Mauritiusi për në Frankfurt të enjten u shndërrua në një tmerr ...
-
Policia i arreston dy rus në Jarinje, erdhen ilegalisht nga Nishi
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit rusë në pikën kuf...