Lajme

Rama heq qafe konkurrencën, shpërblen me tender njëburimor afër 90 mijë € kompaninë e sigurimeve

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 23 May 2022

Komuna e Prishtinës në krye me Përparim Ramën ka shpërblyer me tender në vlerë 84 mijë euroshe kompaninë “Roja e Nderit”.

E para e përzgjodhi të dytën si fituese përmes procedurës të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, raporton “Front Online”.

Kompania “Roja e Nderit” u rekomandua për kontratë më datën 16 maj e gjithçka u finalizua dy ditë më pas, më 18 maj.

-Advertisement-

Ajo do të përkujdeset për dy muaj për sigurinë fizike te të gjitha objekteve komunale prishtinase, raporton “Front Online”.

“Roja e Nderit” është një kompani e themeluar në vitin 2006.

Ajo figuron se merret me rojtari, meqë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve i ka deklaruar si primare aktivitetet e rendit dhe të sigurisë publike, raporton “Front Online”.

Kjo nuk është hera e parë që biznesi “Roja e Nderit” shpërblehet me tender nga komuna e Prishtinës.

Ndryshe, tenderët njëburimor si ky kufizojnë konkurrencën, teksa rrisin mundësinë për çmime më të larta. /“Front Online”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera