Lajme

Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 22 May 2022

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thirrjet e Perëndimit që vendi i tij të vendos sanksione ndaj Rusisë.

Siç tha ai për TV Prva “Moska, ndryshe nga Perëndimi nuk e ka bombarduar kurrë Serbinë”, transmeton Klankosova.tv.

“Rusia nuk na ka bombarduar asnjëherë, nuk na ka kërkuar ta njohim Kosovën. Ju duhet të kujdeseni për interesat tuaja, e di, përfaqësuesit e fuqive të mëdha do të thonë “mos shikoni të kaluarën” Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se është një burrështetas, lider i lirë, që është e vërteta absolute. Shumica e liderëve të BE-së janë sovranë, sikur të sundojnë territore, e jo shtete”, tha ai.

-Advertisement-

Shumë vende në botë i janë bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë edhe Kosovën qëkur nisi sulmi i saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, njofton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera