Kongresi amerikan miraton ndihmë prej 40 miliardë dollarë për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus
06:54 | 20 May 2022
Senati amerikan miratoi me shumicë dërrmuese gati 40 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën të enjten duke dërguar projektligjin në Shtëpinë e Bardhë që presidenti Joe Biden ta nënshkruajë.
Senati votoi me 86 vota në favor të paketës urgjente të ndihmës ushtarake, ekonomike dhe humanitare, deri tani paketa më e madhe e ndihmës amerikane për Ukrainën. Të 11 votat kundër ishin nga republikanët.
Mbështetja e fortë dypartiake nënvizoi dëshirën e ligjvënësve për të mbështetur përpjekjet luftarake të Ukrainës, pa dërguar trupa amerikane.
“Kjo është një paketë e madhe dhe do të plotësojë nevojat e mëdha të popullit ukrainas ndërsa ata luftojnë për mbijetesën e tyre”, tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, duke kërkuar mbështetje për projekt-ligjin e shpenzimeve shtesë emergjente përpara votimit.
Ndërsa presidenti Biden tha se aprovimi nga Kongresi dërgon mesazhin e qartë dypartiak për botën se populli i Shteteve të Bashkuara qëndron së bashku me popullin e guximshëm të Ukrainës ndërsa mbrojnë demokracinë dhe lirinë e tyre.
Administrata Biden po ashtu njoftoi një paketë tjetër sigurie prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën të enjten. Ndihma shtesë përfshin artileri, radarë dhe pajisje të tjera për Ukrainën për të forcuar mbrojtjen ndaj pushtuesve.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































