Osmani: Largimi i gazit rus vendimi më i duhur në Evropë, sfidat në vendin tonë mbesin po kaq serioze
Autori: Gazeta inFokus
11:27 | 19 May 2022
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Lufta në Ukrainë ka pasur krizën energjetike në Evropë.
Krahas kësaj, e para e shtetit ka thënë se largimi i gazit rus nga Evropa është vendimi më i duhur por që kërkohen zgjidhje të mençura për ta hequr varshmërinë. Këtë e ka bërë të ditur në diskutimin me temën “Ditët e energjisë së gjelbër 2022”, organizuar nga BIRN Kosova, derisa ka thënë se kjo konference ka në qendër angazhimin e institucioneve në drejtim të përmbushjes së agjendës së gjelbër.
“Sot dua ta falënderoj shoqërinë civile për faktin se janë angazhuar që politikbërja të shkojë në favor të avancimit të agjendës së gjelbër. Këto nuk janë kohë të lehta por ditë e kohë mjaft sfiduese. Lufta në Ukrainë pasoi krizën energjetike në Evropë. Largimi i gazit rus është vendimi më i duhur por varshmeria nga gazi rus e sjellë tërë kontinentin kur duhet të bëhen zgjidhje të mençura. Sfidat në vendin tonë mbesin po kaq serioze. Varshmëria nga mjedisi ka ndikuar në ndotjen e ajrit natyrës dhe shëndetin tonë”, ka thënë presidentja Osmani.
“Pasojat po i shohim çdo ditë dhe sektori i energjisë është parë si sektori i izoluar. Ne kemi mundësinë t’i bëjmë gjërat shumë më mirë dhe besoj në agjendë të gjelbër dhe do të punojmë për ta jetësuar në vendin tonë. Të ardhmen duhet ta kemi të qarte e cila është e gjelbër dhe e qëndrueshme. Në këtë rrugëtim nuk ia dalim të vetëm por dua të theksoj rolin rajonal në përballje me këto sfida. Impakti i ndryshimeve klimatike nuk do të na kursejë prandaj duhet të bashkohemi dhe t’i zgjidhim këto probleme së bashku”, ka thënë tutje ajo.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































