Lajme

Mësohet kur do të lirohen Gucati e Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 18 May 2022

Dy ish-drejtuesit e veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burg nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara. Ata ndodhen në Hagë nga shtatori 2020. Kjo kohë do të llogaritet si pjesë e Aktgjykimit dënues prej katër vjet e gjysmë burg.

Deri më tani, Gucati e Haradinaj, kanë kaluar 20 muaj në burg, ndërkaq me Aktgjykimin e sotëm do t’i kalojnë edhe 34 muaj në burg apo dy vjet e 10 muaj nëse i njëjti mbetet në fuqi, shkruan Gazeta Express.

Dy ish-pjesëtarët e UÇK-së pritet të lirohen në mars të vitit 2025 në bazë të Aktgjykimit të sotëm me 4 vjet e gjysmë burg dhe kohës së llogaritur në burg nga shtatori 2020.

-Advertisement-

Ata janë shpallë fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Këto janë shkelje të Kodit Penal të Kosovës (KPK) dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).

Trupi Gjykues i shpalli të akuzuarit të pafajshëm lidhur me hakmarrjen. Trupi Gjykues dënoi secilin prej të akuzuarve me burgim katër vjet e gjysmë duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim dhe me gjobë 100 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera