Lajme

“Lajm i keq”, Shpend Ahmeti flet për vizitën e Kurtit në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 16 May 2022

Ish-nënkryetari i Vetëvendosjes Shpend Ahmeti,  ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA. Shefi i ekzekutivit ndodhet në vendin e largët që nga data 6 maj.

Derisa vizita e të parit të qeverisë së Kosovës në SHBA po vazhdon, në Kosovë Albin Kurti po kritikohet për mungesë të takimeve të rëndësishme.

Deri tani Kurti nuk ka realizuar ndonjë takim me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë

-Advertisement-

Listës së kritikuesve i është shtuar edhe Shpend Ahmeti, i cili dikur ishte pjesë e VV’së. Ai tha se është lajm i keq mungesa e vizitave të rëndësishme atje nga ana e Kurtit.

“Kam shpresuar se kthimi i KM ne SHBA do të ishte dëshmi për skeptikët në lidhje me marrëdhëniet e tij me politikën amerikane”, tha Ahmeti.

“Ndoshta do të ketë takime, por deri tani mungesa e tyre është lajm i keq”, shtoi ai.

“Si qytetar i Kosovës kam dëshirë që KM im të pritet në nivelin më të lartë”, theksoi Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera