Lajme

Aksidentet në trafik, ja sa qytetarë kërkuar ndihmë mjekësore brenda tri ditëve

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 16 May 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se m58 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet e marra në aksidente trafiku, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, këta 58 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë tri ditëve të fundit.

“Përveç tyre, tretman mjekësor aty morën edhe 719 pacientë tjerë, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore. Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), u trajtuan 175 pacientë, ndërsa kishte 129 raste kirurgjike dhe 213 raste internistike”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera