Lajme

Hoxhaj kritikon Presidencën dhe Qeverinë: Politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 16 May 2022

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar presidencën dhe qeverinë e Kosovës që nuk kanë reaguar ndaj mbështetjes që G7-ta ia dha vendit tonë gjatë fundjavës.

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar deklaratën e përbashkët të G7-ës, vendeve më të fuqishme ekonomike të botës, në të cilën i jepet mbështetje Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se që nga e shtuna, as presidenca e Kosovës dhe as qeveria nuk e thanë asnjë fjalë për këtë.

-Advertisement-

“Deklarata e tyre (G7) e së shtunës tregon se është shans për të arritur marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB! Heshtja e Presidencës dhe Qeverisë tregon se kanë problem me orientimin në kohë dhe hapësirë dhe politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë!”, ka thënë Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera