Lajme

Pas ShBA-së Mehaj udhëton drejt këtij shteti

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 16 May 2022

Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Turqi.

Gjatë kësaj vizite ai do të ketë takime të shumta.

“Gjatë kësaj vizite, përveç takimit me homologun tim, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes, qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes. Gjithashtu, do të vizitojë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll”-tha Mehaj.

-Advertisement-

Ai theksoi se vizita në Turqi bëhet me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral.

“Vizitën përkatëse e realizoj në kuadër të objektivit tim strategjik për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere”- tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera