Lajme

Prishtinasi i shkon në shtëpi ish të dashurës dhe ia sulmon fizikisht familjarët

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 16 May 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për shkak se kishte sulmuar fizikisht familjarët e ish të dashurës së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur gjatë të dielës rreth orës 08:30, ku thuhet se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishin pasur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie të më hershme, kishte shkuar në familjen e viktimës dhe i kishte sulmuar fizikisht familjarët e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, dhe rasti po cilësohet si “Lëndim i lehtë trupor & kanosje”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera