Lajme

Kryediplomati kroat në Berlin, flet për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 15 May 2022

Ministri i Punëve të Jashtme në Kroaci, Gordan Gërliq-Radman, ka theksuar rëndësinë e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Këto komente ai i bëri në Berlin ku mori pjesë në takimin jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, njofton Klankosova.tv.

“Theksova rëndësinë e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor ku çështja më urgjente është Bosnja dhe Hercegovina dhe nevoja për reformën zgjedhore”, ka shkruar Radman në Twitter.

-Advertisement-

Ai ka deklaruar se në Berlin pati rastin të zhvillojë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ku ka biseduar për NATO-n.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy