Lajme

Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës, i përmbahem parimeve të G7-ës

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 15 May 2022

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai në një intervistë për TV Prva mes tjerash tha se do t’i përmbahet parimeve të vendeve të G7, të cilat kanë deklaruar se nuk do të lejojnë me asnjë çmim të cenohet integriteti territorial i Ukrainës.

Vuçiq tha se deklarata e djeshme e ministrave të G7-ës ia hapi sytë.

-Advertisement-

“G7 m’i ka hapur sytë. Unë nuk e jap integritetin territorial të Serbisë në përputhje me urdhrin e OKB-së, të cilin ju e përkrahni me kaq pasion për çështjen e Ukrainës. Vendosa t’i qëndroj parimit të tyre, a ka ndonjë gjë më të rëndësishme. Dhe parimi është se nuk mund të pranoj cenimin e integritetit territorial të Serbisë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur për paralajmërimet siç pretendon ai të tërheqjes së njohjes së Kosovës nga katër shtete kreu i shtetit serb tha se për cilat shtete bëhet fjalë do të zbulohet kur të jetë koha e duhur.

“Nuk dua ta vë Serbinë në një pozitë të tmerrshme sepse dy vende po punojnë për të penguar më tej punën e Serbisë në çnjohje, më thonë se tërheqjet i blejmë me ushqim , kurse ata i bëjnë me rrahje”.

Sipas tij, “përfaqësues perëndimorë janë shumë arrogantë, të vrazhdë dhe të pamëshirshëm për çështjen e Ukrainës se nuk do të pranojnë ndryshimin e kufijve për asnjë pëllëmbë”.

“Prandaj ju do të na tregoni për zemrën e Evropës me Kosovën si shtet i pavarur”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera