KUJDES/ Rusia po mbledh të dhënat personale, ja cili është aplikacioni që i dërgon në Moskë
Autori: Gazeta inFokus
23:36 | 11 May 2022
Një aplikacion i ri telefonik i cili u ofron përdoruesve një avatar dixhital pa pagesë, po bën fotografi me cilësi të njohjes së fytyrës dhe po i dërgon ato në Moskë, duke shkaktuar shqetësime të mëdha brenda komunitetit të sigurisë kibernetike.
Ekspertët kanë bërë me dije se dhjetëra mijëra njerëz i kanë ngarkuar tashmë fotografitë e tyre në serverët e aplikacionit New Profile Pic në këmbim të avatarit falas. Megjithatë, shumë nuk janë në dijeni se kompania pas aplikacionit, Linerock Investments, është e bazuar në një kompleks apartamentesh me pamje nga lumi Moskë, pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë dhe vetëm tre milje nga Sheshi i Kuq.
Jake Moore, Këshilltar Global i Sigurisë Kibernetike, ESET Internet Security tha për MailOnline se njerëzit duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur ngarkojnë fotografi ose të dhëna personale në një faqe interneti krejt të re.
“Ky aplikacion ka të ngjarë të jetë një mënyrë për të kapur fytyrat e njerëzve me rezolucion të lartë dhe unë do të vë në dyshim çdo aplikacion që dëshiron këtë sasi të dhënash, veçanërisht ai që është kryesisht i padëgjuar dhe me bazë në një vend tjetër”, tha ai.
Kompania që qëndron pas aplikacionit quhet Linerock Investments Ltd, sipas bazës së të dhënave të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues Offshore Leaks, është e regjistruar në Moskë.
Ajo ka një aksioner me bazë në Panama City, ndërsa një drejtori është me bazë në Rusi.
Në vitin 2017, një kompani me bazë në Shën Petersburg lëshoi FaceApp, e cila lejoi përdoruesit të ngarkonin një fotografi e cila do të plaket duke përdorur Inteligjencën Artificiale. Një sfidë virale shkaktoi paralajmërime nga ekspertët e sigurisë për sasinë e të dhënave që aplikacioni po dërgonte në Rusi.
Sipas materialit promovues të aplikacionit të ri: ‘Bota rreth nesh është me ritme të shpejta dhe gjithmonë në zhvillim. Në këtë botë gjithnjë në ndryshim, pse t’i përmbaheni një fotografie profili në rrjetet tuaja sociale? Le të jetë ndryshe, gjithmonë e re dhe… e krijuar nga Inteligjenca Artificiale!
Aplikacioni NeëProfilePic ju lejon të ndryshoni stilin e imazhit të përdoruesit sa herë të dëshironi. Guxoni të jeni ndryshe, me një foto profili që pasqyron gjendjen shpirtërore ose gjendjen tuaj aktuale. Lërini përshtypje miqve tuaj në rrjetet sociale dhe mbajini të interesuar për atë që do të vijë më pas! ;)”.
Duke rënë dakord të shkarkojnë aplikacionin, përdoruesit janë të gatshëm të ndajnë vendndodhjen e tyre, detaje rreth pajisjes që përdorin si dhe fotografi të tjera në burimet e tyre të mediave sociale.
Politika e të dhënave e kompanisë është e qartë se “ne mbledhim informacione të caktuara personale që ju na jepni vullnetarisht. Ne mbledhim emrin tuaj, adresën e emailit, emrin e përdoruesit, informacionin e rrjetit social dhe informacione të tjera që jepni kur regjistroheni”.
Ata gjithashtu mbledhin të dhëna për përdoruesit nga kompani të tjera dhe i kombinojnë ato me dosjen e tyre.
Firma gjithashtu mbledh adresën IP, llojin dhe cilësimet e shfletuesit nga një kompjuter ose të dhënat e pajisjes nga një celular.
Aplikacioni ofron teknologjinë më të fundit të AI dhe një ‘koleksion të përditësuar vazhdimisht të stileve të mahnitshme.
Duke shpjeguar se si funksionon teknologjia, zhvilluesit e aplikacionit thanë: ‘Sa herë që zgjidhni një efekt që përfshin manipulime të fytyrës, ne përdorim teknologji të veçanta të njohjes së fytyrës për të zbuluar një foto; gjeni pikat kyçe të kërkuara të fytyrës dhe aplikoni efektin në foton tuaj.

T� tjera
-
Vrásja e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani akuzon Qeverinë se tentoi ta zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësia institucionale përmes propagandës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani gjatë një interviste në “Podcast me Shkël...
-
Asambleistja e PDK-së në Fushë Kosovë denoncon në Polici kërcënimin nga këshilltari i kryetarit të Komunës: Në prani të 10 dëshmitarve, u përballa me kërcënim
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë, Dardane ...
-
Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 46 vjeçari nga Kosova – lëndohet vëllai i tij
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet spor...
-
ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhim...
-
“Thuaj s’lejohet prote*sta, dhe të ikim në shtëpi”, policia rrethon disa protes*tues – nuk i lë t’i afrohen Kryeministrisë
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar një grup të vogël protestuesish që ...
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, prote*stuesit vendosin ulëse në rrugë para Këshillit Prokurorial të Kosovës
Ka vazhduar sot në Prishtinë protesta e radhës në shenjë revolte ndaj vrasjes...
-
Tensionet në prote*stën përpara Kryeministrisë, policia nis ndalimet e protest*uesve
Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës para Kryeminis...
-
Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë
Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërko...



































