Lajme

Boris Johnson mbërrin në Suedi

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 11 May 2022

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, ka mbërritur në Suedi për të nisur një udhëtim 24-orësh ku do të vizitojë edhe Finlandën.

Johnson do të takohet me liderët e të dy vendeve ndërsa ata do të shqyrtojnë nëse do të anëtarësohen në NATO dhe do të diskutojnë për përgjigjen e Evropës ndaj pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.

Që nga pushtimi i Ukrainës, mbështetja për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s është rritur si në Suedi ashtu edhe në Finlandë, pavarësisht historisë së tyre të gjatë të neutralitetit ushtarak.

-Advertisement-

Johnson do të japë një konferencë shtypi në çdo vend, përpara se të kthehet në Angli, transmeton KlanKosova.tv.

Më parë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do të mirëpresë Finlandën dhe Suedinë me “krahë hapur” dhe do të ketë vonesa minimale në përpunimin e anëtarësimit të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera