Lajme

Kuvendi fillon seancën me një minutë heshtje, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 11 May 2022

Kuvendi i Kosovës sot seancën plenare e ka filluar me një minutë heshtje, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo në nder të legjendës së boksit shqiptar Xhevdet Peci.

“Me kryetarët e grupeve parlamentare u dakorduam që seancën të fillojmë më një minutë heshje për legjendën e boksierit shqiptar Xhevdet Peci”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

-Advertisement-

Më pas deputetët u ngritën në këmbë për ta nderuar ish-boksierin e gjeneratës së artë të Prishtinës.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës sot do të diskutojë për situatën e sigurisë në vend dhe punën njëvjeçare të Qeverisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera