Putin mban fjalimin e shumëpritur, ja kë fajëson ai
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 09 May 2022
Presidenti rus Vladimir Putin e ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë luftëtarëve rusë se po luftojnë për sigurinë e Rusisë.
“Ju po luftoni për atdheun tuaj, të ardhmen e tij”, thotë ai
“Vdekja e çdo ushtari dhe oficeri është e dhimbshme për ne”, tha ai. “Shteti do të bëjë gjithçka për t’u kujdesur për këto familje.
Ai uroi veteranët për ditën e “fitores së madhe”, e cila shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Putin ka vazhduar fjalimin e tij duke thënë se “operacioni special ushtarakl” i Rusisë në Ukrainë – siç e quan Kremlini pushtimin – ishte një masë e nevojshme dhe “me kohë”.
Ai thotë se ishte “vendimi i duhur” i një vendi të pavarur, të fortë dhe sovran.
Vladimir Putin ka thënë se gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe NATO-n.
Ai thotë se Rusia “i kërkoi Evropës të gjente një kompromis të drejtë, por ata nuk donin të na dëgjonin” dhe thotë se po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore, ku ai ka thënë se operacionet e Rusisë tani janë të fokusuara.
“Në Kiev ata thoshin se mund të siguronin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh, dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar.”
Vladimir Putin ka thënë se Perëndimi nuk donte të dëgjonte Rusinë dhe ata kishin plane të tjera.
Perëndimi, tha ai, pa shpjeguar se çfarë provash kishte, po përgatitej për “pushtimin e tokës sonë, përfshirë Krimenë”.
Udhëheqësi rus përfundoi fjalimin e tij në paradën e Ditës së Fitores në Moskë me mijëra trupa që brohoritnin në Sheshin e Kuq.
Nuk kishte asnjë njoftim të madh në fjalimin e Putinit për Ditën e Fitores, siç kishin parashikuar disa.
Por në fjalimin e tij, kreu i Kremlinit u përpoq përsëri të justifikonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se NATO dhe Ukraina po krijonin kërcënime “të papranueshme për ne” në kufijtë e Rusisë.
Megjithatë, shumica e botës dhe organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, e konsiderojnë Rusinë agresore dhe operacionin e Moskës në Ukrainë si një pushtim të paligjshëm.
Të tjera
-
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftu...
-
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dë...
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: E vendosur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...
-
Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimi...
-
LAJMI I FUNDIT: Gërvalla njofton se Rusia sot po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht ...
-
Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, Policia zbardhë detajet
Policia e Kosovës ka zbuluar sot një laborator droge në Leposaviq. Lajmin ...
-
“Në veri një regjistruesi të popullsisë ia kanë lëshu qenin”
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha...
-
Hakerët e Rusisë sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës, atë të Presidencës dhe Kryeministrisë
Hakerët nga Rusia kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gj...
-
Osmani kujton Betejën e Çabratit: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm
Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gj...
-
I dyshuari që dhu*noi se*ksua*lisht për një vit 14 vjeçaren nga Ferizaj dyshohet se ishte zyrtar i Policisë së Kosovës
Herën e parë e kishte dhunuar në Autobus. E më pas për një vit rresht 59 vjeç...
-
Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për mir...
-
Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike ësht...