“Po du me besu që Kurti ka rënë në lajthitje”, kryetarët e komunave të pakënaqur për vendimin e kthimit të pronave AKP-së
Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 03 May 2022
Qeveria Kurti në mbledhjen e së shtunës shfuqizoi vendimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit [AKP] disa komunave. Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, e pa një veprim të këtillë si rikthim të ligjshmërisë, teksa kryetarët e komunave përdornin referencë juridike për posedim të pronave vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Komunat e prekura nga ky vendim i ekzekutivit preku komunat si vijojnë: Gjilani, Ferizaj, Suhareka, Skenderaj, Deçani, Juniku dhe Hani i Elezit, raporton lajmi.net.
Për këtë çështje, lajmi.net ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili shpresoi që ky vendim të rishikohej nga ana e të parit të ekzekutivit. Në vend të këtij vendimi, Ramosaj tha se priste një vlerësim financiar nga ana e Qeverisë për çështje të pronave.
“…Njëfarë vlerësimi që e bën departamenti i Drejtorisë së Financave, ku ne u zotuam se e pagujmë 20 për qindëshin. Në këtë vit, përpos që janë 48 vepra që unë i kam adresu në Ministri të linjës dhe te kryeministri që me e bë këtë vlerësim dhe me na u bart këto prona. Realisht kemi qenë në pritje të këtij vlerësimi financiar që me u përfundu kjo procedurë dhe në ndërkohë, ndodhi ky vendimi që ka qenë për mu dhe të gjithë tjerët tepër i papritur”, deklaroi ai për mediumin.
“Unë po besoj që edhe kryeministri Kurti nuk e ka vlerësu drejt dhe po du me besu e shpresu që ka ra në lajthitje, me këtë vendim që e ka marrë dhe po pres përmirësimin e tij”, shtoi më tej Ramosaj.
Pakënaqësi rreth kthimit të disa pronave në zotërim të AKP-së shfaqi edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, duke thënë për lajmi.net se pronësia duhet t’i mbes komunës për hir të prosperitetit ekonomik dhe zhvillimit kulturor.
“Sa i përket çështjes së pronave, është një vendim që pati kalu për interesin e qytetarëve të komunës. Është edhe një vendim që është marrë në Asamble Komunale, që pronat duhet të ruhen për interesat e qytetarëve të Suharekës, për arsye se nuk kemi mundësu me ndërtu një çerdhe të re, objektin e zjarrfiksave, nuk kemi mundësi të ndërtojmë një fushë të sportit, p.sh tash po bëhemi kampion, po shkojmë në Evropë me lujtë. Kështu që, interesi është shumë i madh me ndejtë prona në pronësi të komunës sesa të privatizohet”, deklaroi ai për mediumin.
Që të dy kryetarët iu referuan interpretimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që iu jepte të drejtë komunave për pronat.
Të njëjtit ngritën shqetësimin që ekzekutivi nuk është konsultuar me komunat përpara marrjes së vendimit të së shtunës. Për këtë çështje ka folur edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, teksa përmendi mungesën e komunikimit mes Qeverisë dhe komunës, ku këta të fundit po e shohin si pengesë.
“Ky vendim ka qenë i pajustifikuar për kryetarët e Komunave, ky vendim është marrë në mënyrë arbitrare pa konsulta paraprake me kryetarët e Komunave, e gjithashtu kryetarët e Komunave menjëherë kanë kontaktuar zyrën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ku kanë kërkuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që në emër të komunave të cilat janë të prekura nga ky vendim të dilet me qëndrim. Nuk ka asnjë bashkëpunim, po shihet që edhe ky vendim është marrë në mënyre arbitrare gjatë vikendit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pa u konsultuar fare me kryetarët e Komunave, mundeni ta merrni me mend që kryeministri Kurti asnjëherë nuk i ka takuar kryetarët e komunave”, ka deklaruar ai.
Lajmi.net ka provuar të kontaktojë edhe kryetarin e Komunës së Ferizajt dhe atë të Gjilanit, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së të shtunës, tha se ky vendim është marrë për shkak të rrethanave të ndryshuara ligjore.
“Zbatimi i ligjshmërisë është parim themelor me të cilin udhëhiqet qeveria jonë, për këtë kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet është i pakompromisë. Vendimet e ish qeverisë Haradinaj përmes të cilave tokat e AKP-së, iu ndahen komunave të caktuar të Kosovës, sot duhet shfuqizuar për shkak të rrethanave të ndryshuara ligjore”, deklaroi ai në mbledhje.
Ndërkohë, bëhet e ditur se bazuar në kërkesat për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP te komunat, Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 6 korrik 2018 ka miratuar këto vendime: vendimi nr.05/55 i Komunës së Gjilanit, vendimi nr. 06/55 i Komunës së Ferizajt, vendimi nr. 07/55 i Komunës së Suharekës, vendimi nr. 08/55 i Komunës së Skenderajt, vendimi nr. 09/55 i Komunës së Deçanit, vendimi nr. 10/55 i Komunës së Junikut, dhe vendimi nr. 11/55 i Komunës së Hanit të Elezit.
Këto vendime nuk kanë mundur të zbatohen, dhe në vitin 2021 kanë pësuar ndryshimet ligjore, përkatësisht Ligji ka shfuqizuar ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës.
Gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare, Kurti ka thënë se synon të shuajë aktivitetin e AKP-së. Në programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se do krijohet Fondi Sovran dhe asetet e AKP-së do të kalojnë në pronësi të Fondit Sovran.
Të tjera
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...