Historia e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 01 May 2022
1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Në këtë ditë, njerëzit në shumë vende të botës festojnë arritjet e punëtorëve dhe marshojnë në rrugë duke kërkuar paga të drejta dhe kushte më të mira pune.
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është një festë e njerëzve që punojnë dhe një ditë kur njerëzit bëjnë fushatë për punë të denjë dhe paga të drejta. Falë veprimeve të ndërmarra nga punëtorët gjatë shumë viteve, miliona njerëz kanë fituar të drejta dhe mbrojtje themelore. Janë vendosur paga minimale, ka kufizime në orarin e punës dhe njerëzit kanë të drejtë për pushime të paguara dhe pagesë për sëmundje.
Historia e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve
Në maj të vitit 1886, rreth 400 mijë punëtorë në shumë pjesë të ShBA-së dolën në grevë, duke kërkuar një ditë pune tetë-orëshe.
Greva filloi në mënyrë paqësore, por në ditën e tretë të protestave në Çikago pati dhunë. Policia qëlloi mbi punëtorët e paarmatosur, duke vrarë disa prej tyre. Të nesërmen pati protesta të tjera dhe dikush hodhi një bombë. Shtatë oficerë policie dhe katër punëtorë u vranë nga bomba si dhe nga të shtënat e policisë menjëherë pas bombës. Personi që hodhi bombën nuk u identifikua kurrë, por tetë punëtorë u arrestuan. Shtatë prej tyre u dënuan me vdekje dhe një prej tyre u dënua me 15 vjet burg.
Kjo ngjarje, e njohur si Çështja Haymarket, ishte shumë e rëndësishme për të bashkuar njerëzit që punojnë në ShBA. Shumë njerëz nuk besuan se të dënuarit ishin fajtorë dhe gjyqi u kritikua për të qenë i padrejtë, transmeton Klankosova.tv.
Çështja Haymarket u bë një simbol ndërkombëtar i luftës për të drejtat e punëtorëve dhe 1 maji u zgjodh si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Në këtë ditë, partitë socialiste dhe sindikatat u bënë thirrje punëtorëve të protestojnë për tetë orë pune në ditë. Dita e punës tetë orëshe u bë ligj për punonjësit publikë më 1892 në ShBA. Që atëherë, lëvizjet e punëtorëve në mbarë botën kanë vazhduar të luftojnë dhe ta fitojnë këtë të drejtë.
Pesë vjet më vonë, presidenti i ShBA-së, Grover Cleveland, i shqetësuar me origjinën socialiste të Ditës së Punëtorëve, nënshkroi legjislacionin për ta bërë Ditën e Punës – festë zyrtare në ShBA për nder të punëtorëve. Kanadaja ndoqi shembullin pak kohë më pas.
Në Bashkimin Sovjetik, udhëheqësit e përqafuan festën e re, duke besuar se ajo do të inkurajonte punëtorët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të bashkohen kundër kapitalizmit. Dita u bë një festë e rëndësishme në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e bllokut lindor, me parada të profilit të lartë, duke përfshirë një në Sheshin e Kuq të Moskës të kryesuar nga funksionarë të lartë të qeverisë dhe të Partisë Komuniste, duke festuar punëtorin dhe duke shfaqur fuqinë ushtarake sovjetike.
Në Gjermani Dita e Punës u bë festë zyrtare në vitin 1933 pas ngritjes së Partisë Naziste. Për ironi, Gjermania shfuqizoi sindikatat e lira një ditë pas vendosjes së festës, duke shkatërruar praktikisht lëvizjen punëtore gjermane.
Si festohet tani Dita e Punëtorëve?
Festimet dhe protestat zhvillohen në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme të botës.
1 maji është një festë publike në vende të tilla si Afrika e Jugut, Tunizi, Tanzani, Zimbabve dhe Kimë.
Në shumë vende, duke përfshirë Francën, Greqinë, Japoninë, Pakistanin, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ka demonstrata në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Dita e Punëtorëve është një ditë që punëtorët të pushojnë nga puna e tyre e zakonshme. Është një mundësi për të bërë fushatë për të drejtat e punëtorëve, për të treguar solidaritet me punëtorët e tjerë dhe për të festuar arritjet e punëtorëve në të gjithë botën.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...