Lajme

Në Kosovë, 1 Maji shënohet me dy protesta në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 01 May 2022

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve do të shënohet në vendin tonë me dy protesta, njëra e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat te Kosovës, kurse protesta tjetër është organizuar nga blloku anti-kapitalistw i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Fillimisht Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat te Kosovës ka paraparë të mbajë protestë nga ora 11:00, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit e shoqatave sindikale në komunën e Prishtinës. Protesta nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”, dhe vazhdon deri te objekti i Qeverisë.

Kurse nga ora 12:00, Bllok Anti-Kapitalist i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Dylberizm, Aktivistet/ët e Bashkuar për Drejtësi mban protestë në nga sheshin “Zahir Pajaziti”.

-Advertisement-

Në komunikatën e këtyre të fundit thuhet se këtë 1 maj, kthejnë vëmendjen te gjendja e klasës punëtore në Kosovë e përtej, për ta denoncuar sistemin e dhunshëm në të cilën klasa punëtore vazhdon të shtypet e të nëpërkëmbet , si dhe do të e kujtojnë se shpresa e vetme është rezistenca e organizimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera