Albin Kurti bën thirrje që të votohet koalicioni i Shqiptarëve të Luginës
Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 28 April 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një thirrje që të votohet koalicioni i Shqiptarëve të Luginës me numër 16, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në “Facebook”.
Ai tha se një përqindje e vogël e votave mund të ndryshojë situatën dhe shqiptarët të mund të marrin një ulëse në Kuvendin e Serbisë.
“Një përqindje e vogël e votave mund të ndryshojë situatën dhe shqiptarët të mund të marrin një ulëse në Kuvendin e Serbisë. Pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në qendrën 6 të vendvotimit në Bujanoc, janë rritur gjasët që bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, z. Shaip Kamberi, të fitojë edhe një mandat deputeti. Potenciali votues i vendvotimit 6 është 1089 vota. Nevojiten 650 vota ose votimi i 60% të qytetarëve nga lista e votimit që z. Kamberi të vazhdojë përfaqësimin e shqiptarëve”, ka shkruar Kurti.
Ai tutje ka thënë se për dy mandate deputeti Shaip Kamberi ka qenë gjithmonë i zëshëm gjatë seancave parlamentare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe në denoncimin e regjimit autokratik në Serbi.
“Ai e pati mbajtur fjalimin e parë në gjuhën shqipe në Kuvendin e Serbisë së pasluftës. “Sot është një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues ‘šiptari’”, ishin fjalët e para të fjalimit të tij. Deputeti Kamberi kundërshtonte ashpër para kuvendarëve serbë ndryshimin e pjesshëm të Kushtetutës së Serbisë, duke besuar se akti duhet të ndryshohet në tërësinë e tij. Ai përmendte si problematike preambulën e Kushtetutës, e cila përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë”, ka shkruar tutje kryeministri./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Të tjera
-
Tony Blair i drejtohet Kuvendit të Kosovës më 10 qershor
Në fillim të javës së ardhshme ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do ta v...
-
LAJMI I FUNDIT: Bashkëshortja e Millan Radojiçiqit po intervistohet në polici
Ema Radojiçiq, bashkëshortja e Millan Radojiçiqit, ndodhet në stacionin e pol...
-
Azemi: Pas shumë përpjekjeve, nga ky muaj rriten pagat për 100 euro
Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, njofton se nga 1 qersh...
-
Dallavere me rekrutimin e mjekëve, aktakuzë kundër dy zyrtarëve të Prizrenit
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.G....
-
Arben Gashi i LDK-së: Kurti po i bën dëme të mëdha Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka...
-
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon rastin e parë të vdẹkjes nga gripi i shpendëve H5N2
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon rastin e parë të vdekjes nga gri...
-
Konjufca e thotë sërish që Kosova duhet ta shkruajë një draft për Asociacionin: S’ka pasë afat, na u grabit kjo kompetencë
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se është kompetencë e Kosovës që ta ...
-
Tensione në Speciale: Gjyqtari ia ndalë mikrofonin gazetarit Nuhi Bytyqi, thotë se do t’ia thërras sigurimin
Një situatë e paprecedentë është parë sot në Gjykatën Speciale, aty ku përfun...
-
Pa diskutime kalojnë projektligjet në komisionin për Legjislacion, opozita nuk merr pjesë aty
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mb...
-
Bashkia e Lezhës vendos taksë qëndrimi për pushuesit në Shëngjin
Bashkia e Lezhës, ka vendosur një taksë qëndrimi për të gjithë pushuesit në S...
-
Gripi i shpendëve i merr jetën një personi, OBSH: Infeksioni H5N2 nuk ishte gjetur kurrë më parë në trupin e njeriut
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar vdekjen e një burri në ...
-
Krasniqi: Veprimtaria e Ferrit do të mbetet përherë e spikatur në fushën e artit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademi...