Lewandowski i vendosur, do të kërkojë largimin nga Bayerni
Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 27 April 2022
Robert Lewandowski po bëhet gati për një kapitull të ri në karrierën e tij. Sipas gazetës gjermane “Bild”, menaxheri i futbollistit, Pini Zahavi, do të takohet në orët e ardhshme me drejtuesit e klubit bavarez, siç ishte planifikuar tashmë, për të diskutuar për të ardhmen e polakut. Synimi është largimi i sulmuesit këtë verë, edhe pse ka edhe një vit kontratë me kampionët e Bundesligës.
Mirëpo kupola drejtuese e Bayernit nuk dëshiron ta lëshojë golashënuesin më të mirë të Bundesligës. Drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamidzic, në një intervistë për “Sky” u shpreh: “Largimi i Lewandowski këtë verë nuk është opsion. Ai ka kontratë deri në vitin 2023. Së shpejti do të kemi bisedime dhe do të shohim se si do të zhvillohen dhe si të veprojmë më pas. Ne duam që ai të qëndrojë.” Ai madje siguroi se Bayerni do të refuzonte një ofertë nga Barcelona prej 50 milionë eurosh.
Megjithatë, lojtari dëshiron me çdo kusht të nisë një aventurë të re futbolli, pasi mendon se e ka mbyllur ciklin te bavarezët. Përveç kësaj, “Bild” shkruan se Lewa nuk ka marrëdhënie të mira as me bordin, as me trajnerin.
Pesë ditë më parë, presidenti i Barçës, Laporta, e vuri fokusin te sulmuesi. “Ky ka më shumë mundësi për të ardhur…”, pohoi ai.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































