Lajme

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një person

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 25 April 2022

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Pejë, nga plagët e rënda ka vdekur në QKUK një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë deri te aksidenti kishte ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ana e vozitëses femër, ku si pasojë kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ishte rrokullisur.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare  dhe dy pasagjerë, prindër të saj . Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë,  vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve./Gazeta Infokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy