Lajme

PDK i kthehet edhe njëherë Komisionit hetimor, e ndërlidhë me aferën e Martin Berishajt

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 24 April 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar edhe njëhere raportimet në media për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Siç shkruan ai, skandali i Martin Berishajt me mafinë energjetike të Serbisë, dëshmoi se në rrethanat e krizës energjetike ka pasur një skenar me prapavijë të organizuar nga pushteti i Albin Kurtit & CO, nga i cili skenar, dëmi më i madh, sipas tij, iu shkaktua qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se përfitimi në kurriz të tyre i shkoi mafisë energjetike të Serbisë.

“Prandaj qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilëve kjo krizë ju kushtoi drejtpërdrejtë në mirëqenie, duhet ta dinë se ku kanë shkuar e për çka janë shpenzuar paratë e tyre që qeveria ua mori përmes haraçit në emër të krizës. Duhet ta dinë se ku kanë shkuar, për çfarë janë shpenzuar dhe kush ka përfituar nga 100 milionët e ndarë nga qeveria gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Tahirit:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy