U gjet mes rrënojave, detaje të reja për gruan që vdiq si pasojë e tërmetit në Bosnje-Hercegovinë
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 23 April 2022
Një grua e re ka vdekur dhe të paktën tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që ka goditur Bosnje-Hercegovinën në orët e vona të 22 prillit.
Tërmeti, për të cilin është raportuar pak pas orës 23:00, është ndier në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë.
Drejtori i spitalit në Mostar ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gruaja që ka vdekur është plagosur në qytetin e Stolacit.
Ajo është gjetur mes rrënojave pasi një pjesë e kodrës është shembur mbi shtëpinë e familjes së saj, kanë thënë autoritetet shëndetësore.
Mosha e saj e saktë nuk është treguar, mirëpo viti i lindjes është 1992.
Ajo ka qenë e vdekur kur është dërguar në spital, kanë thënë autoritetet, duke shtuar se tre të tjerë janë po ashtu me plagë.
“Ata kanë ardhur me gërvishtje dhe ndrydhje kyçesh teksa kanë qenë duke ikur”, ka thënë shefi i spitalit, Kazimir Raguz.
“Ka pasur edhe lëndime të lehta në kokë për shkak të rënies së objekteve nëpër shtëpi, mirëpo jo diçka shumë serioze. Të gjithë ata janë liruar për trajtim shtëpiak”.
Ranko Radiq, udhëheqës për mbrojtje civile në Lubinje, që gjendet 30 kilometra nga Stolaci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në qytet ka makina dhe kulme të shtëpive të dëmtuara.
Tërmeti i shkallës 5.7 ka pasur epiqendrën rreth 42 kilometra në juglindje të qytetit të Mostarit dhe thellësi rreth 5 kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare.
Kjo Qendër ka paralajmëruar se mund të ketë goditje tjera në orët dhe ditët në vijim.
Radiq ka thënë se dy tërmete tjera janë dërguar në Lubinje dhe se shumica e njerëzve kanë qëndruar jashtë për shkak të rrezikut.
Të tjera
-
Dervishaj: Edhe Vushtria beson se Kosova do të bëhet 77 ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
Hamza në Vushtrri: Më 9 shkurt nuk vendosim për partitë, por për Kosovën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Haradinaj në Viti premton grante pa kthim për hapjen e bizneseve të reja dhe trefishim të subvencioneve për bujqësi
Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradi...
-
Kandidati i AAK-së, Dr. Haxhi Ibishi: Ne jemi bijtë e një historie që na ka mësuar se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara
Në një atmosferë të mbushur me emocione, mirënjohje dhe shpresë, kandidati i ...
-
Sejdiu pas vdẹkjes së Kohler: Ishte mbështetës i padilemë i Kosovës, nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë
Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit gjerm...
-
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve pë...
-
Ambasadorja Ziv siguron se në 2025, kosovarët do të udhëtojnë pa viza në Izrael
Sot, më 1 shkurt bëhen katër vite që kur Kosova dhe Izraeli kanë njohur njëra...
-
NATO në kërkim të dronëve që mund të mbijetojnë në Arktik
Rusia dhe Kina kanë shtuar aktivitetet ushtarake në Arktik, përderisa shtetet...
-
Bojkot ndaj dyqaneve e marketeve edhe në Maqedoni të Veriut, përgjysmohet qarkullimi tregtar
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditu...
-
Tahiri pas tubimit në Klinë: Fitorja është afër ndërsa shpëtimi i Kosovës po bëhet realitet
Besnik Tahiri kandidati për deputet me numrin 10 nga Aleanca për Ardhmërinë e...
-
Policia jep detaje për çantën e dyshimtë tek Rruga B në Prishtinë
Sot rreth orës 14:00 një pjesë e “Rrugës B”, në kryeqytet që është bllokuar n...
-
Walker: Pas përfundimit të misionit në Kosovë, askush s’më pyeti se çfarë kishte ndodhur
Të shtunën, në ambientet e “Reporting House”, u zhvillua një diskutim publik ...