Osmani reagon ashpër pasi pyetet nga gazetari për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 22 April 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media me homologun nga Letonia, Egils Levits, ka folur për rastin e ambasadorit Martin Berishaj i cili u përfol në një skandal financiar në Slloveni sipas një storje televizive të një televizioni slloven.
Osmani ka thënë se është për keqardhje që konstatohet diçka për ambasadorin Berishaj pa u konstatuar nga organet e drejtësisë. Ajo tha se pyetja e gazetarit s’ishte pyetje por konstatim kur u pyet nga gazetari.
“Sa i përket pyetjes që në fakt nuk ishte pyetje por konstatim, është për keqardhje që ju konstatoni një gjë për një ambasador të Kosovës por që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë por thjesht ësht shkruar nga një media për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjek të gjitha rrugë ligjore. Sa i përket dekretimit natyrisht që e kam dekretuar edhe shtetësisnë sepse janë kompetenca të presidentes pra kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin”, tha ajo para gazetarëve.
Presidentja Osmani tutje u shpreh se për demokracinë përveç tanket janë të rrezikshme edhe dezinformatat duke e cituar presidentin amerikan Joe Biden.
“Kurse sa i përket atyre që publikohen dua ta potencoj atë që e them vazhdimisht siç e ka thënë presidenti Biden rreziku më i madh në raport me demokracitë tona nuk janë vetëm tanket por edhe dezinformatat. Kështu që si presidente unë pres që për çdo çështje që publikohet të konfirmohen dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur mohon akuza të tilla dhe natyrisht ai do të drejtojë të gjitha këto çështje në organet e drejtësisë dhe të gjithë presim organet e drejtësisë para se të konstatojmë diçka siç u konstatua”, tha ajo.
Të tjera
-
Rrëfim i padëgjuar: Cimeri i Ibrahim Rugovës tregon momentet më interesante që kishte kaluar me ish presidentin sa ishin në studime
“Shpirt atdhetari ka pasur gjithmonë”, kështu e nisë rrëfimin për ish preside...
-
Jasharaj: Albin Kurti do mbahet mend si armik i sindikatave
Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe K...
-
Tërmet me magnitudë 4.4 në Zvicër
Një tërmet me magnitudë 4.4 ka ndodhur në mëngjesin e së martës pranë Cyrihut...
-
Java e Krenarisë, Ambasadori i Suedisë kërkoi miratimin e Kodit Civil dhe strehimore për Komunitetin LGBTIQ+
Java e Krenarisë, Ambasadori i Suedisë kërkoi miratimin e Kodit Civil dhe str...
-
Osmani e uron presidenten e parë grua në Meksikë: Shpresoj për një mundësi bashkëpunimi mes vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e sapozgjedhur të ...
-
Nën ndikimin e alkoolit, kosovari sulmon djalin, ish-gruan dhe partnerin e saj
Një baba ka ngufatur fëmijën e tij nën efektin e alkoolit, ka kërcënuar gruan...
-
Kurti mbjell sot pemën olimpike 2024
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi do...
-
Në prag të zgjedhjeve, BE-ja thotë se Rusia po përhap dezinformata
Qeveritë evropiane thonë se Rusia po përhap dezinformata përpara se Bashkimi ...
-
Gjashtë ditë në koma, avokat Sokol Mëngjesi dërgohet për mjekim në Athinë
Pasi qëndroi për gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi është dërguar p...
-
Sot shqyrtohet raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mblidhet sot. ...
-
Ngjarjet e ditës
Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot. Në Hagë vazhdon procesi i ...
-
Sot Dita Botërore e Sportit dhe Ambientit, parashihen aktivitete
Sot është Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Ambientit. Në nderim të kësaj d...