Mehaj: Filloi procesi planifikues për pjesëmarrjen në stërvitjen “Defender Europe 23”

Autori: Gazeta inFokus
13:31 | 21 April 2022
Ministria e Mbrojtjes përmes Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së si dhe me të gjitha strukturat komanduese dhe shtabore të të gjitha niveleve të FSK-së kemi filluar procesin planifikues për pjesëmarrjen e fuqishme në Stërvitjen ”Defender Europe 23”.
Ministri Armend Mehaj, ka bërë të ditur se sot ka vizutuar oficerët, nënoficerët dhe nëpunësit në SHP të FSK-së për t’i uruar dhe përgëzuar për fillim të mbarë të ndërmarrjes më të madhe stërvitore në historinë tonë “Defender-Europe’23”, së bashku me forcat e 28 vendeve aleate të udhëhequra nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë dhe Afrikë.
“Pas suksesit të vitit të kaluar, së bashku ndamë besimin e plotë se do të Republika e Kosovës, si vend pritës, dhe mbi një mijë trupa tona manovruese, krahas angazhimit tonë në strukturat komanduese dhe shtabore të task-forcë shumëkombëshe, do të arrijmë të realizojmë me sukses të plotë, pjesën e përgjegjësisë sonë operacionale dhe taktike. Objektivë kryesore e jona për vitin 2022/23 është zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit shtetëror të vendit tone”, ka shkruar Mehaj në FacebooK.
Tutje, Mehaj tha se “Defender-Europe 23” ‘do të jetë sprova jonë që do ta realizojmë me sukses të plotë dhe do të ri-konfirmojmë fuqishëm se jemi të gatshëm plotësisht për të dhënë kontributin efektiv bashkë me forcat e vendeve aleate në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, kontinental dhe global’.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën, 02.03.2025
Për të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta ajrore, duke...
-
34.5% e votave të procesuara të diasporës, Muharremi e nxjerr rezultatin e partive – ja si renditen
Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me numërimin e votave të...
-
2.8 miliardë dollarët nga Mbretëria e Bashkuar, Zelensky tregon se për çfarë do shpenzohen
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si “takim domethënës dhe...
-
Prishtina, e 46-ta në botë për ndotje të ajrit
Prishtina, këtë të shtunë po renditet e 46-ta në botë, sa i përket ndotjes së...
-
SPAK-u me aksion, arrestohen 3 policë në qytete të ndryshme të Shqipërisë
Një operacion i përbashkët është zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme dhe Polic...
-
Macron pasi foli me Trumpin dhe Zelenskyn: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme me braktisjen e Ukrainës
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ka folur me presidentin ukrain...
-
ASK: Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Nd...
-
Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë
Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor...
-
Arrestohen 10 persona në një kafiteri në Suharekë, u kapën duke luajtur bixhoz
Dhjetë persona janë arrestuar mbrëmë në Suharekë, pasi janë kapur në flagran...
-
Macron telefonon Trump dhe Zelenskyn pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë
Pas përplasjes së bujshme mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Zyrë...
-
Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshjen për të përshpejtuar 2.8 miliardë dollarë kredi për Ukrainën
residenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashku...
-
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për rikthimin e ndihmave amerikane
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të premten se Uashing...