Fokus

“Eshtë e pashpejgueshme qysh mendja qetësohet në muajin e Ramazanit” – Psikologu Arber Zeka, tregon si në Ramazan rregullohen sëmundjet e shëndetit mendor

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 01 March 2025

Psikologu i njohur, Arber Zeka, së fundmi ka theksuar rëndësinë e muajit të Ramazanit për përmirësimin e shëndetit mendor, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në një intërvistë në emisionin “Zgjohu”, me Era Berishën, tha se Ramazani është një mundësi unike për të rregulluar shumë prej sëmundjeve të shëndetit mendor, duke ofruar një periudhë reflektimi dhe pastrimi shpirtëror.

Zeka gjithashtu u shpreh se është e pashpejgueshme se si mendja qetësohet dhe gjen paqe gjatë këtij periudhe.

-Advertisement-

“Ramazani është një periudhë e veçantë që na ndihmon të kuptojmë rëndësinë e lidhjes tonë me Zotin dhe të përqendrohemi tek shëndeti ynë mendor, që shpesh e injorojmë. Ky muaj na ofron mundësinë të kujdesemi për shpirtin dhe të kalojmë një periudhë reflektimi dhe paqeje të brendshme,” tha Zeka.

“Shumë mirë që po vjenë Ramazani, kjo është një formë e mirë ku na i rikthehemi vetës tonë, deshtëm a s’deshtëm, forma, procedurat, qysh na e përjetojna Ramazanin, qysh diskutojmë njani me tjetrin, qysh kujdesimi ne një far mënyre për atë piesën tonë të mrbenshme, atë piesën tonë shpirtnore dhe lidhjen tonë që na e kena me Zotin, sepse pradaj edhe agjerojmë, prandaj është edhe Ramazani që na me pas një lidhje tjetër, prej asaj që na jemi mësu me pasë me botën përreth neve, me një botë tjetër, që në këtë rast që është me lidhja jonë me Zotin, është diçka e veçantë”, ka thënë Zeka.

Poashtu psikologu Zeka theksoi se shumë herë njerëzit nuk e japin mjaftueshëm vëmendje shëndetit të tyre mendor dhe shpesh janë të fokusuar vetëm në aspektet fizike dhe materiale të jetës.

Megjithatë, ai shtoi se Ramazani është një mundësi për t’u kujdesur për shpirtin dhe për të përjetuar qetësinë e brendshme, sidomos për ata që mund të vuajnë nga ankthi, depresioni ose stresi.

“Nëse kujdesemi për shpirtin tonë dhe lidhjen tonë me Zotin, do të arrijmë një ekuilibër më të madh në jetën tonë, dhe ky muaj na ofron mundësinë ta realizojmë këtë,” përfundoi Zeka./Gazeta Infokus/

Për të parë më shumë ndiqeni storien e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera