Raportimi i Infokusit: Votat që u tërhoqën kundërligjshëm nga Martin Berishaj nuk do të numërohen nga KQZ

Autori: Gazeta inFokus
19:20 | 01 March 2025
Një ndërhyrje e rëndë dhe e paprecedentë në procesin zgjedhor kishte tronditur Komisionin Qndror të Zgjedhjeve më 6 shkurt, shkruan Gazzeta Infokus,
Infokus kishte raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kishte vepruar jashtë cdo procedure zyrtare duke marrë vetë të gjitha zarfet me fletëvotime nga posta dhe duke i dërguar në ambasade.
Sipas raportimit të Demokracia.com thuhet se këto zarfe nuk do të numërohen pasi që ato janë tërhequr pa filluar procedurat.
“Tërheqja e këtyre zarfe jashtë çdo procedure dhe ato nuk do të numërohen”, ka thënë ky burim për Demokracia.
Janë 30 zarfe me vota dhe dyshohet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është i përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të tyre.
Infokus për këtë gjë kishte rapotuar me 6 shkurt, pak ditë para zgjedhjeve.
Skandal: Martin Berishaj i merr zarfat me vota nga posta dhe i dërgon në ambasadë
Në një takim online të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës në botë, vetë ambasadori Berishaj ka konfirmuar hapur se ka ndërhyrë në procesin e administrimit të votave të diasporës.
Pas këtij skandali, KQZ kishte mbajtur mbledhje, por kryetari i këtij institucioni nuk kishte qenë në gjendje të tregonte se çka kishte ndodhur
“Zyrtarisht ende nuk dimë asgjë. Kemi dëgjuar edhe prej mediave, ka edhe fjalë nga KQZ-ja, por zyrtarisht ende nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Mbeten të vërtetohen në fazat e mëvonshme”, kishte thënë Kreshnik Radoniqi kur u pyet nga gazetarët me të përfunduar mbledhja e KQZ-së më 7 shkurt.
Radoniqi kishte treguar se bëhet fjalè për 30 vota
Procedurat e KQZ-së lejojnë tërheqjen e fletëvotimeve nga postat vetëm pasi që të njoftohen vëzhguesit e akredituar.
Kjo procedurë nuk është ndjekur nga ambasada e Kosovës në Zagreb.
Ndërkaq me 6 shkurt, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka filluar hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadën atje.
Prokuroria thotë se do të hetohet nëse ka elemente të ndonjë vepre penalr që ndërlidhet me procesin e zgjedhjeve, më qëllimin që të ruhet procesi.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve për keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi.”

Të tjera
-
Haradinaj: Babai i Thaçit, viktima e fundit e presionit psikologjik nga Gjykata Speciale
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, e ka quajtur të padrejtë vendi...
-
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë
Pas nënshkrimit të Deklaratës për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë d...
-
Berisha në Shkodër: Beteja për të shembur diktaturën e dytë dhe rindërtuar Shqipërinë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim të rëndësish...
-
Mospjesëmarrja e krerëve të shtetit në varrimin e Haxhi Thaçit, Musliu: Lavdia u takon UÇK-së e turpi qeverisë së Kurtit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar pas përfundimit të ceremonisë ...
-
Tejkaloi veturën e policisë në vijë të plotë në rrugën Ferizaj-Kaçanik, i merret për tre muaj patentë shoferi
Policia e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar sot shoferin I.H (54 vjeç), i...
-
Nuk morën pjesë në varrimin e babait të ish-Presidentit Thaçi, flet Bekim Jashari
Sot është mbajtur ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-Preside...
-
U kërkua lidership i ri i LDK’së, vjen reagimi i parë nga Abdixhiku
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar për herë të parë pas shfaqjes së...
-
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së
Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton ka komentuar ndër...
-
Trump deklarohet pas bisedës telefonike me Putinin
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë...
-
Katër persona arrestohen për “Lëndim të rëndë trupor” në Mitrovicën Veri
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lë...
-
Maliqi: Specialja s’është e Kosovës, le të shihet se kujt i jep përgjegjësi e të dihet adresa e rrenës për trafik organesh
Tema e Gjykatës Speciale është kthyer në vëmendje përsëri, pasi Haga mezi ka ...
-
“Unë e lëshova një raport që e mundësoi ardhjen e Thaçit”, flet doktori i Haxhi Thaçit
Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar në “Fron...