Deputetja Selimi: Serbia le të armatoset, Kosova është armatosur me njerëz dhe vullnet të mirë që do ta mbrojnë vendin
Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 18 April 2022
Disa sulme të njëpasnjëshme ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare në veri të vendit në ditët e fundit po shihen si alarm serioz për sigurinë e Kosovës.
Deputetja e LVV-së që është edhe pjesë e Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi thotë se institucionet e sigurisë në Kosovë janë ta gatshme për t’u përballur me çdo sulm të Serbisë.
“Ditëve të fundit po shihet fytyra e vërtetë e Serbisë. Si duket kanë marrë zemër nga sulmet e Rusisë në Ukrainë, dhe këta po dëshirojnë të tregojnë se janë ende gjallë dhe mund të bëjnë sulme tjera në Kosovë. Mirëpo institucionet e Kosovës, policia e Ushtria janë ta gatshme të mbrojnë sovranitetin e vendit”, tha ajo në RTV Dukagjini.
Mehmeti-Selimi thotë se institucionet e sigurisë janë duke punuar për të nxjerrë para drejtësisë ata që kanë kryer sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri.
“Nuk mund të quhet ndryshe ky sulm kur policia e një shteti është sulmuar nga një shtet tjetër. Kur sulmohet policia e një shteti ai quhet sulm terrorist. Ky është akt terrorist dhe nuk mund të konsiderohet lojë e fëmijëve. Na është sulmuar policia në kufi dhe na është rrezikuar sovraniteti”, shtoi ajo.
Deputetja e shumicës nuk ka hedhur poshtë mundësinë që sulmuesit të jenë fizikisht edhe në Kosovë, por sipas saj gisht në sulm ka Serbia.
Mehmeti-Selimi deklaroi se Rusia po ndikon te Serbia që kjo e fundit të destabilizojë Ballkanin.
Deputetja megjithatë mendon se Serbia këtë sulm ndaj Policisë së Kosovës e ka bërë si formë hakmarrjeje për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Ajo është shprehur optimiste se në rast të ndonjë konflikti të mundshëm Kosova është shumë më e përgatitur se në vitin 1999.
“Serbia le të armatoset sa të dojë, por Kosova është e armatosur me njerëz dhe vullnet të mirë që ta mbrojnë shtetin e Kosovës”.
Të tjera
-
Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokra...
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...