Kastrati ia përplas Mujës: Gjeneral Armendi me allti të ujit në dorë
Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 18 April 2022
Deputeti Ardian Krasniqi i ka reaguar deputetit të VV-së, Armend Mujës në deklaratën e tij të para ca kohësh kur sipas tij i njëjti ka qenë analist dhe ka mbrojtur politikat qeverisëse të PDK-së në atë kohë sa ishte në pushtet.
Ai në një status i ka përmendur disa reagime dhe deklarata të ndryshme të tij në periudha kohore të ndryshme, dhe e ka quajtur atë oportunist.
Postimi i plotë:
Miq,
një ndër deputetët më të votuar të VV-së Armend Muja paska thënë:
” Në fillim çarmatosën UÇK-në, pastaj kufizuan lëvizjen e FSK-së në veri,pastaj kundërshtuan formimin e Ushtrisë së Kosovës, pastaj e mbajtën pa financim. Së fundmi po kundershtojnë edhe Fondin e Sigurisë. Ky është rekordi i tmerrshëm i PDK-sē në politikën e mbrojtjes.”.
Miq,
hyni në youtube kur ky tipi ka qenë analist në RTK dhe shifeni sa i mbron ky politikat e Qeverisë kur PDK ishte në pushtet në atë kohë. Madje dëgjova që vëllaun e ka pas ose e ka ende në PDK. Kjo sa për nuancë.
Miq,
hyni në profilin e tij në FB dhe shifeni si e kritikon ky VV në vitin 2016.
Miq,
ky pra varësisht nga situatat më lartë është bërë oportunist që kur e ka pa që po fiton VV u kthy kah VV në 2019.
Nëse nuk qenka oportunist, atëherë në situatë të dytë ky pra na qenka GJENERAL ARMEND MUJA. Sipas deklaratës së tij, po i bie që Agim Çeku e Hashim Thaçi kur kanë nënshkru marrëveshje ( hiç ma pak se me NATO) për transformimin e UÇK-së e paskan tradhtu Kosovën. Ndërsa, ky tipi në atë kohë paska qenë maleve të Kovaçiqes duke luftu me Serbině.
O miq,
tipa si ky ne i kemi pa në historinë tonë, si në kohën e Toptanit ashtu edhe në kohën e Haxhiqamilistëve.
Ama miqtë e mi,
nëse ky nuk është një oportunist , atëherë duhet me qenë pjesë e ndonjë projekti intelegjent Ruso-Serb që don me i bind shqiptarët që vërtet Agim Çeku e Hashim Thaçi kanë bërë tradhti sepse sipas këtij djaloshit e kane ÇARMATOS UÇK-në. Që thojnë italianët : MAMA MIA.
Mbi të gjitha ky është akuzu për hajni dhe nuk është shpall i pafajshëm. Hyni pak youtube miq e shikoni çka thonë gjyqet e Kosovës për të e mos u mashtroni.
Ky e ka qëllimin me i dhez disa që se kuptojnë prapavinë e tij. Prapavija është e qartë: SHAJ LIDERËT E UÇK-së dhe fiton vota (fryma e Vjosës e Albinit). Pra thjeshtë, ky don me i fitu disa vota më shumë për vete .
Ashtu si e ka ndërru ky PDK-në në VV, nesër kalon në një parti tjetër. Rastësisht sështë ky i ulur në rendin e parë në kuvend me Mimoza Kusarin e cila i ka ndërru 5 parti deri sot e tash është shefe e grupit parlamentar të VV-së.
Mos u mashtroni o miq me tipa si ky që bëjnë deklarata për interes te vetin për me i fitu disa vota, madje edhe me çmimin për me e përdhos historinë tonë.
Ka mundësi që edhe shefi i tij i ka thënë hyn provoko diçka me UÇK e tërhjekja vëmendjen popullit me komente për këtë temë e mos të merret populli me temat e vërteta si ngritja e çmimeve, rryma, nafta, etj etj….
Paskan shkru disa portale ma moti qe Armend Muja i ka mbjell flokët ( i paskan krahasu fotot e dukjes së tij më herët). Flokët Armend Muja mundet me i mbjell e perhaj i kofshin e ishalla i rriten. Sot është kohë e matrapazëve në politikë si çifti i Armend Mujës, por në anën tjetër jemi pëballë disa shqiptarë të mirë që nuk lejojmë me na u mbjell urrejtja mes nesh me lehtësinë që Armend Muja e mbjell leshin artificial në kokën e vet.
Sido që të jetë, kësaj radhe po ja japim epitetin GJENERAL ARMEND MUJA me allti të ujit në dorë.
Të tjera
-
Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokra...
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...