Gjermania jep alarmin: Po vjen varianti “killer” i koronës, po aq vdekjeprurës sa Delta!
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 18 April 2022
Numri i infektimeve me koronavirus në Gjermani ka rënë ndjeshëm, megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se rreziku i sëmundjes nuk është kapërcyer ende.
Ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha për gazetën “Bild am Sonntag” se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të koronavirusit. Sipas tij “varianti Omicron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta”.
Ky, tha Lauterbach, do të ishte një variant “killer” absolut”. Intervalet në të cilat variantet e reja zëvendësojnë të vjetrat po bëhen gjithnjë e më të shkurtra e kjo është mjaft shqetësuese, sipas ekspertëve. Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga variantet Omicron. Lauterbach tha se “qëllimi ynë është që të kemi sa më shumë vaksina për çdo qytetar, pavarësisht se cili variant shfaqet. Së shpejti do të kemi vaksina si për variantin Omicron ashtu edhe për variantin Delta”.
Shifrat tregojnë sakaq se gjatë shtatë ditëve të fundit numri i infektimeve në shkallë vendi ka vazhduar të bjerë. Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se javën që lamë pas ka pasur vetëm 834 infeksione të reja për 100,000 banorë. Javën e parë të prillit, u rrëzua në Bundestagun gjerman projektligji i koalicionit qeveritar për vaksinimin e detyruar për personat nga mosha 60 vjeç.
As propozimi i Unionit, i cili parashikonte që sipas gjendjes të vendosej në vjeshtë, nëse do të kërkohej vaksinimi me detyrim nuk mori shumicën parlamentare dhe u hodh poshtë.
Të tjera
-
Osmani për kërcëniṁet e Vuçiqit: Do të përballet me institucionet e Kosovës, nuk ka kthim mbrapa
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për kërcënimet e presidentit serb...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Reshjet e shiut mund të fillojnë sonte gjatë natës në Shqipëri dhe Dukagjin d...
-
Deputeti i VV-së: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, kjo na dëmtoi në dialog
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritkuar Prokurorinë duke thënë se aktak...
-
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka...
-
Shqiptarët protestojnë më 23 shtator në Preshevë, Sinani: Marshojmë për barazi dhe drejtësi
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e...
-
“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje në emision për religjionin
Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë...
-
ShBA’ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën, vlerëson punën e Prokurorisë dhe Policisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson punën e Prokurorisë Spe...
-
Gjini: Serbia kurrë s’ka desht me ba asociacionin, po e kanë gjetë një njeri n’Kosovë…
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini thotë se Serbia asnjëherë nuk ka desht të ...
-
E ekzagjeron Brnabiq, akuzon Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë: Situata në Kosovë është më e rënda deri tani
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se situata në Kosovë ësht...
-
Ky është personi që e bleu patentë shoferin e falsifikuar për 400 euro, përfundon në ndalim
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë në Gjilan...
-
Mediat serbe: Vuçiq nesër mund ta shpallë Kosovën “një territor të pushtuar”
Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të m...
-
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin...