Lajme

23-vjet nga masakrat në Poklek dhe Çikatovë

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 17 April 2022

23-vjet janë bërë sot nga masakrat në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër të Komunës së Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë 77 shqiptarë civilë të paarmatosur.

Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Foshnja më e vogël ishte gjashtëmuajshe, ndërsa personi më i moshuar ishte 75-vjeç.

Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

-Advertisement-

Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe për të kujtuar jetën dhe veprën e tyre

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera