Mijëra qytetarë mbushin rrugët e Beogradit me slogane kundër NATO-s
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 16 April 2022
Me flamuj rusë dhe serbë dhe foto të presidentit Vladimir Putin në duar, mijëra qytetarë serbë marshuan në rrugët e Beogradit, për të protestuar kundër përpjekjes së qeverisë për ta distancuar veten nga lufta e Moskës në Ukrainë, raporton A2CNN.
Grupe njerëzish, shumë prej të cilëve nacionalistë, ju bashkuan marshimit nga qendra e qytetit deri në ambasadën ruse, ku kënduan himnet kombëtare të Serbisë dhe Rusisë dhe thërritën slogane kundër NATO-s.
“Erdha në këtë protestë për të mbështetur Rusinë dhe për t’i thënë qartë dhe fortë, jo, veprimeve të autoriteteve të Beogradit, të cilat morën vendimin e Turpshëm për të votuar kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara”, tha Mladen Obradovic.
Gjatë javëve të fundit, Beogradi votoi tre here në favor të rezolutës qe dënonte luftën ruse në Ukrainë dhe e pezulloi Moskën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. E megjithatë, Serbia, e cila është thuajse plotësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse, refuzon të vendosë sanksione kundër Kremlinit dhe ka lejuar fluturime të rregullta drejt Moskës.
“Jo NATO-s” dhe “Serbët dhe rusët janë vëllezër” thërrisnin protestuesit, që mbanin gjithashtu në duar slogane kundër presidentit Vuçiç, i cili fitoi një mandat të ri presidencial në 3 prill.
Më herët gjatë javë, në një lëvizje që sipas ekspertëve sinjalizoi shkëputje nga bashkëpunimi ushtarak me Rusinë, Vuçiç tha se Serbia po mendonte blerjen e mbi 20 avionëve luftarakë perëndimorë./A2CNN
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...