Lojtarët me më shumë prezenca/ Jordi Alba, pjesë e top 10-shes së Barçës
Autori: Gazeta inFokus
12:01 | 12 April 2022
Barcelona vijon ecurinë fantastike midis kampionatit dhe Europës, duke marrë frytet e para të punës së teknikut Xavi Hernandez. Në ndeshjen e fundit, në fundjavë, përballë Levantes, Barcelona tregoi edhe një herë tjetër forcën e karakterit dhe në fund doli me tre pikët e plota, duke ruajtur vendin e dytë në kampionat.
Ndaj Levantes ishte një mbrëmje speciale në aspektin personal për mbrojtësin spanjoll, Jordi Alba. 33-vjeçari është zyrtarisht në librin e artë të klubit katalanas, pasi në Valencia, ai luajti ndeshjen numër 421 me fanellën e Barcelonës, duke u bërë pjesë e 10 lojtarëve me më shumë prezenca në të gjithë historinë me “blaugranat”. Nga Valencia te Valencia. Jordi Alba barazoi në këtë listë Guillermo Amor dhe është pjesë e Barcelonës nga qershori i vitit 2012, kur u transferua nga Valencia dhe debutoi në gushtin e atij viti, ndaj Real Sociedad, ndërsa golin e parë me katalanasit e realizoi në 20 tetor ndaj Deportivo La Coruna.
Alba numëron 282 ndeshje në La Liga, 45 në Kupë, 80 në kompeticionet europiane dhe 14 ndeshje të tjera duke përfshirë takime miqësore apo në Kupën e Botës për klube, në total 421 prezenca. Sa i përket lojtarëve aktiv dhe pjesë e katalanasve, vetëm Sergio Busquets numëron 672 takime dhe Gerard Pique 604, ndërsa rekordi mbahet nga argjentinasi, Lionel Messi me 778 prezenca në të gjitha kompeticionet.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Jordi Alba ka qenë një nga lojtarët më të rëndesishëm në vitet e fundit për Barcelonën dhe me katalanasit ka fituar gjithçka, 5 tituj në La Liga, 1 Champions League, 5 Kupa, 3 Superkupa Spanje dhe 1 Kupe Bote për klube, në total 15 trofe duke u kthyer kështu në një nga lojtarët me më shumë trofe në pozicionin e tij.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...































