Një muaj paraburgim për të dyshuarit që tërhoqën 95 mijë euro nga banka
Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 08 April 2022
Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për tërheqjen e 95 mijë eurove.
“I.A. Shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i besimit nga neni 330 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryerje mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
SH.B. Shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve nga neni 391 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së” thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit i Përgjithshëm kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë” thuhet në deklaratë.
Të tjera
-
Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup K...
-
Mergim Lushtaku: Kaçaniku kala e pamposhtur me mbështetës të zjạrrët e besnik ndaj PDK-së
Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 100, Mergim Lushtaku, ka vizituar t...
-
Lushtaku: Gratë e Skënderajit përkrahëse të PDK-së, të cilat kanë 100% besim se Kosova mundet ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lus...
-
Ushtarë turq të KFOR-it trajnojnë snajperistë të FSK-së
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë trajnime për qitje me s...
-
Prelvukaj për Kurtin: Do të përfundojë si Kostaq Kota, ishte kryeministër dhe nuk e mban në mend askush përveç familjes së tij
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Genc Prelvukaj, ka kr...
-
Këta janë tre inspektorët e ATK’së që u arrestuan nga policia
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion, ku të përfunduar kanë mbetur tr...
-
Policia kap në flagrancë tre persona që po merrnin ryshfet nga bizneset, konfiskon mbi 11 mijë euro
Krimet ekonomike dhe korrupsionit të Policisë së Kosovës kanë arrestuar tre t...
-
Konjufca me akuza në drejtim të Administratave Biden dhe Obama: E vendosën Kosovën në situatë të disfavorshme
Glauk Konjufca kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në legj...
-
Ish-ambasadori Dedaj: Administrata Trump do të mbyllë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, shpreson se administrate e D...
-
Shkon i dehur në shtëpi, burri në Pejë rrạh gruan
Një burrë në Pejë dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkë...
-
PDK sot me tubime në Dragash e Zhur
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot dy tubime zgjedhore në Dragash e...
-
Sot përfundon afati për vëzhgues të subjekteve politike
Sot përfundon afati shtesë për subjektet politike të certifikuara për zgjedhj...