Muaji i Ramazanit/ Ja pse hurmat e arabisë nuk mungojnë kurrë në tryezën e syfyrit dhe iftarit
Autori: Gazeta inFokus
07:32 | 08 April 2022
E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ditë e Re”, në Rtv Ora ishte dietologia Ardiana Berisha-Hoxha, e cila na tregoi se çfarë duhet të hamë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Dietologia Adriana na tregon se si duhet ta hapim iftarin e syfyrin gjatë muajit të Ramazanit.
“Agjërimi është një pastrimi i trupit, dhe nuk do të ishte në rregull nëse ne tërë ditën kemi agjëruar dhe në mbrëmje, kur hapet iftari, direkt pasi të pimë një gotë ujë ta fillojmë me brumra, me yndyra apo mish të skuqur. Këto natyrisht që nuk e kanë atë efektin e pastrimit, sepse ti tani e ngarkon trupin. Gjithsesi duhet eleminuar dhe nuk duhet të jetë menuja jonë ose pjata jonë e mbushur ashtu.”
Ja se me çfarë duhet të kemi parasysh kur hapim syfyrin dhe iftarin:
• Si fillim duhet ta fillojmë me një gotë ujë të vakët me pak pika limon. Pra i japim trupit tonë ujë.
• Së dyti duhet të hamë hurmën e cila është mëse e njohur, është një frut magjik. Vet hurma ka një energji shumë të madhe, por në të njëjtën kohë hurma ka dhe fibra që nuk e lejon insulinën tonë të ngrihet, pra nuk ngrihet në sasi të lartë, që do të thotë se bën një ngritje të ngadaltë gjë që për shëndetin është shumë e mirë sepse ju bën të ndiheni më të ngopur, dhe nuk na jep ato nepset pas ushqimit
Së treti në momentin që kemi hapur iftarin me një gotë ujë duhet të bëjmë një pushim me të paktën gjysmë ore dhe pas gjysmë ore duhet të konsumojmë iftarin, sepse duhet të përgatitet trupi për një vakt të bollshëm dhe vakt i bollshëm duhet të jetë një pjatë e ekuilibruar, me karbohidrate komplekse, si oriz integral, mish të bardhë, të kemi dhe proteina të shëndetshme.
Hurmi i Arabise përmban një perqindje të lartë sheqeri kryesisht glukoze, i cili është burimi kryesore i ushqimit të muskujve, e veçanerisht i muskujve të mitres i cili luan rolin kryesore gjatë proçesit të lindjes, duke shpenzuar mjaft energji.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























