KPK pret që Osmani ta dekretojë Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 06 April 2022
Këshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga Jetish Maloku, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën u votua për Kryeprokuror të Shtetit.
Sipas KPK-së, pas votimit të fshehtë, “rezultoi që Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, mori në mënyrë unanime 11 vota të anëtarëve të KPK-së”.
Prandaj, KPK ka pritje që Isufaj të dekretohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Ky vendim i Këshillit Prokurorial për propozimin e Isufajt në këtë pozitë do t’i dërgohet për dekretim Presidentes së Kosovës dhe pas dekretimit do të marrë zyrtarisht detyrën e tij”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre i tërë procesi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, “ka qenë objektiv, transparent, gjithëpërfshirës dhe i bazuar plotësisht në meritokraci”.
Emri i Isufajt do të dërgohet në Presidencë. Presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjit e bën emërimin, por mund edhe të mos e bëjë. Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që procesi të kthehet në pikën zero.
Në një raport të publikuar më 24 mars 2022 nga Koalicioni i OJQ-ve, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL me titull “Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit (Raport i monitorimit dhe vlerësimit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit)”, ishte rekomanduar anulimi i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe shpallja e konkursit të ri.
Pesë kandidatët në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, më 20 mars ishin intervistuar nga paneli vlerësues. Pas Isufajt ishte renditur prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Shqipdon Fazliu me 92 pikë. Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë vinte pas tij tij me 84.2 pikë. I katërti doli kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti me 80.6 pikë dhe në fund Lulzim Sylejmani, prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë me 74.2 pikë.
Paneli vlerësues përbëhej nga Jetish Maloku, kryesues i KPK-së dhe i këtij paneli, si dhe anëtarëve të KPK-së, prokurorët Arjana Shajkovci, Bedrije Syla-Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq.
Paraprakisht, kandidatët, sipas rregullores, kishin pesë ditë kohë për ta kundërshtuar vlerësimin e komisionit vlerësues./Express/
Të tjera
-
Nasim Haradinaj për arsyetimin e Kurtit për vizitat në Hagë: Atje bindjet politike janë të paarsyeshme
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-s...
-
Marrëveshja Izrael – Hamas, Trump: Ditë të mira po vijnë për Amerikën dhe botën
Mediat ndërkombëtare raportuan sot se është arritur marrëveshja e armëpushimi...
-
Bedri Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në tak...
-
Daut Haradinaj: UÇK është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Dervishaj s’ka të ndalur: Do i përmbush të gjitha kërkesat e juaja
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 7...
-
Haxhi Ibishi: Me 9 shkurt, ne kemi mundësinë të zgjedhim të ardhmen tonë
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me...
-
Bedri Hamza në Viti: Shpresa për Kosovën që mundet ma mirë është shndërruar në thirrje për veprim
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të V...
-
Italia kundër veprimeve të Qeverisë, mbështet deklaratën e BE-së për mbylljen e strukturave paralele
Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian ...
-
Kryetar i VV-së në Kamenicë kërkon votën e kryeinspektorit të dënuar për ryshfet
Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Komunën e Kamenicës, Bajram Mavriqi i ci...
-
Hamza: Kosova mundet ma mirë, ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë
Nga grantet investive, subvencionet, lehtësimet fiskale e deri te diplomacia ...
-
Rohde: Rruga drejt ndërprerjes së funksionimit të strukturave paralele të jetë gjithëpërfshirëse
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet deklara...
-
Dervishaj organizon udhëtimin më unik ndonjëherë për të rinjtë
Këtë të premte kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Pa...