Këto dy shtete ishin eksportuesit më të mëdhenj të armëve të Rusisë, thotë Investigate Europe
Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 04 April 2022
Raketat, aeroplanët, silurët, bombat – të gjitha këto armë vdekjeprurëse Rusia i bleu nga vendet e BE-së të paktën deri në vitin 2020.
Kjo, sipas të dhënave publike të analizuara nga Investigate Europe (IE).
Dhjetë shtete anëtare eksportuan pajisje ushtarake me vlerë 346 milionë euro, pavarësisht embargos së vendosur pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.Disa nga këto armë mund të jenë përdorur kundër Ukrainës.
Gazetarët në Investigate Europe pozicionohen si kontrollues faktesh, të cilët tregojnë përgjegjësit në raste abuzimi.
Sipas Grupit zyrtar të Punës të Këshillit për Eksportin e Armëve Konvencionale (COARM), të analizuar nga IE, një e treta e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë eksportuar armë në Federatën Ruse.
“Këto të dhëna nga të gjithë regjistrat zyrtarë të eksportit të armëve të të 27 anëtarëve tregojnë se midis viteve 2015 dhe 2020, të paktën 10 vende anëtare të BE-së kanë eksportuar armë në Rusi në një vlerë totale prej 346 milionë eurosh. Franca, Gjermania, Italia, Austria, Bullgaria, Republika Çeke, Kroacia, Finlanda, Sllovakia dhe Spanja – në shkallë të ndryshme – i shitën Rusisë pajisje ushtarake”, vëren studimi.
Hulumtimi tregon se termi “pajisje ushtarake” është i gjerë dhe mund të përfshijë raketa, bomba, silurë, armë dhe raketa, automjete tokësore dhe anije.
Në muajin shkurt, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi mbështetjen e gjithanshme të Ukrainës nga komuniteti evropian dhe e gjithë bota e qytetëruar. /Albanianpost.com/
Të tjera
-
Arton Demhasaj takohet me kryetarin e gastronomëve, Petrit Kllokoqi, diskutojnë për sfidat e këtij sektori
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka njoftuar se...
-
Me 75% të votave, Zoran Milanoviq rizgjidhet President i Kroacisë
Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka siguruar mandatin e tij të ...
-
KQZ-ja me njoftim për regjistrim online të votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar ...