Lajme

Zgjedhjet në Serbi, ambasadori gjerman dhe ajo e Francës vizitojnë pikën kufitare në Merdare

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 03 April 2022

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine – Butel, e kanë vizituar pikën kufitare në Merdare.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë që ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serb të shkojnë për të votuar atje.

“Kemi parë një bashkëpunim të mirë nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera