Lajme

Sot përfundon afati ligjor për deklarimin e pasurisë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 31 March 2022

Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se sot do të përfundojë afati ligjor për deklarimin e pasurisë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se obligimit ligjor ende nuk i janë përgjigjur edhe rreth 550 zyrtarë publik.

“AKK ju bën thirrje zyrtarëve publik që tashmë nuk e kanë kryer obligimin ligjor, ta shfrytëzojnë kohën e mbetur. Formulari i deklarimit mund të dorëzohet fizikisht në zyrat e AKK -së gjatë orarit të rregullt të punës ose i skanuar dhe nënshkruar nëpërmjet adresës elektronike [email protected]”.

-Advertisement-

“Zyrtarët publik duhet ta deklarojnë gjendjen e pasurisë së tyre dhe anëtarëve e familjes së tyre, informatat rreth pasurisë, të ardhurave të tyre, si: paluajtshmëria, pasuri e luajtshme në vlerë mbi 3 mijë euro, zotërimi nga ana e tyre i aksioneve në shoqëri tregtare, letra me vlerë, para të kursyera në bankë dhe në institucione tjera financiare, detyrime financiare ndaj personave fizik dhe juridik dhe të hyrat vjetore, të realizuara brenda apo jashtë vendit”.

“Agjencia kundër Korrupsionit ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që mos-deklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës. Afati ligjor për deklarim të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2021 është 1 deri 31 mars 2022”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera