Lajme

Premtimi i Qeverisë për miratimin e Ligjit për Paga me 31 mars, Konjufca: I kanë kohë edhe 13 orë

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 31 March 2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos sjelljen për miratim të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, shkruan Gazeta Infokus.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë që Qeveria nuk e ka sjell ende për miratim këtë Ligj, ndonëse nga ta është premtuar se një gjë e tillë do të bëhej deri më 31 mars.

Pas kësaj deklarate të Tahirit, reagoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ku tha se ka ende kohë.

-Advertisement-

“31 mars është datë edhe i kanë kohë edhe nja 13 orë. I kanë kohë”, tha ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera