Lajme

Çfarë kuptimi ka simboli i tridentit në stemën e Ukrainës, dy teoritë që ‘fshihen’ pas

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 31 March 2022

Stema e Ukrainës është një mburojë blu me një symbol trident me ngjyrë ari. Tridentja ukrainase u bë zyrtarisht një simbol i Ukrainës në 1917 dhe përsëri në 1992.

Ajo ka qenë historikisht e lidhur me Ukrainën për më shumë se 1000 vjet.

Zyrtarisht i referohet si simboli i shtetit princëror të Volodimirit të Madh, ose në gjuhën e folur ukrainase, “Kryqi Tryzub”.

-Advertisement-

Simboli rrjedh nga vula-trident i Volodymyr, Princi i parë i Madh i Kievitt dhe përdorimi i parë i dukshëm i tridentit ukrainas ishte në monedhat e princit.

Historianët e ndajnë në dy teori simbolikën e stemës së Ukrainës. Një, është teoria e skifterit. Skifter i stilizuar që zhytet në gjahun e tij që simbolizon mbrojtjen e territorit. Ndërsa, teoria tjetër është ajo e mjelmës. Një mjelmë e stilizuar që fluturon lart, e që simbolizon lirinë.

Sot, simboli përdoret në çdo institucion shtetëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera