Ky është personi që dyshohet se ekzekutoi Ivanoviqin, sipas mediave serbe
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 29 March 2022
Oliver Ivanoviq, sic shkruan KRIK (Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsioni), është vrarë nga Ljubomir Lainoviq, i biri i njërit nga njerëzit më të rrezikshëm në Novi Sad, Branislav Lainoviq Dugi.
Për ta kryer vrasjen e Ivanoviqit janë dhënë 50 mijë euro nga Veljko Belivuk për Branislav Lainoviq, shkruan KRIK.
Boban Bogdanoviq mik i kriminelit të vrarë Aleksandar Gligorijeviq Puki, anëtar i klanit të Veljko Belivuk, i ka thënë organizatës KRIK (Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsioni) në Serbi se Oliver Ivanoviqi politikani nga Mitrovica e Veriut është vrarë nga Ljubomir Lainoviq nga Novi Sadi dhe vrasja është urdhëruar nga biznesmeni Zvonko Veselinoviq, shkruan N1.
Bogdanoviq i ka thënë KRIK-ut se shoku i tij, Aleksandar Gligorijeviq i ka treguar atij të vërtetën për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Sipas Bogdanoviqit, më 7 mars 2020 në një ndeshje sportive, Gligorijeviq i ka treguar se kush kanë qenë organizatorët dhe kush është vrasësi i Ivanoviqit.
Sipas tij, Oliver Ivanoviq është vrarë nga Ljubomir Lainoviq, i biri i njërit nga njerëzit më të rrezikshëm në Novi Sad, Branislav Lainoviq Dugi.
“Ai e ka kryer atë vrasje. Njeriu që e ka organizuar arritjen e tij në Kosovë që e ka përgatitur logjistikën e vrasjes së Ivanoviqit është Milan Radoiciç. Njeriu që e ka organizuar vrasjen është Zvonko Veselinoviq. Kjo është çfarë më ka thënë Aleksandar Gligorijeviq”, ka thënë Bogdanoviq për KRIK.
Sipas tij, për ta kryer vrasjen e Ivanoviqit janë dhënë 50 mijë euro nga Veljko Belivuk për Branislav Lainoviq.
Aleksandar Gligorijevic Puki u vra në vitin 2020 nga duart e ish-bashkëpunëtorëve të tij – ai u vra nga Belivuk dhe anëtarët e klanit në një shtëpi në Ritopek, dhe trupi i tij ishte therur dhe fjala “tradhti” i ishte gdhendur në shpinë sepse e morën vesh që ai u kthye kundër tyre, kujton KRIK.
Bogdanoviç foli gjithashtu për KRIK për lidhjet e Gligorijevic me Partinë Progresive Serbe të Aleksander Vuçiqit dhe detaje të tjera nga krimi dhe sporti.
Oliver Ivanoviq u vra në janar të vitit 2018 para zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut.
Të tjera
-
46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku. Sipas të...
-
Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje rreth orës...
-
AAK-Nisma sot mbajnë tubim zgjedhor në Malishevë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubimin zgjedhor në Malishevë nga or...
-
Thẹren me thikë dy vëllezër në Drenas, tre të arrestuar
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Drenas. ...
-
Vidhet kasaforta me para në një banesë në Mitrovicë
Një kasafortë me para është vjedhur në një banesë në Mitrovicë. Sipas rapo...
-
Gjilan: Kaloi ilegalisht kufirin, i dyshuari shoqërohet në stacionin policor
Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, pasi dyshohet se me...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...